Më 20 korrik Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Profetit Ilija. Këtë ditë festojnë gëzoftarët, samarxhinjtë, furrtarët dhe zjarrfikësit. Më 20 korrik shënohet gjithashtu fillimi i Kryengritjes së Ilindenit nga viti 1903 të bullgarëve në Maqedoni dhe në Trakinë e Edrenesë. Në Maqedoninë Veriore festohet vetëm Kryengritja e Ilindenit, sipas kalendarit të vjetër më 2 gusht.
Para Radios Kombëtare Bullgare historiani polak Prof. Jaroslav Rubaha, anëtar i Institutit Shkencor Maqedonas, komentoi se Kryengritja e Ilindenit është një episod tragjik në historinë bullgare dhe në historinë e tokave maqedonase. Sipas shkencëtarit, do të jetë e vështirë të arrihet një konsensus për çështjet historike midis Shkupit dhe Sofjes, një prej tyre është edhe nderimi i përbashkët i heronjve të kryengritjes.
Si dukej bota e kafshëve në zonën e qytetit të sotëm të Trënit (Bullgaria Perëndimore) më shumë se 80 milionë vjet më parë - kësaj pyetjeje po përpiqen t'i përgjigjen paleontologët nga Muzeu Kombëtar i Shkencave Natyrore në Akademinë Bullgare të..
Muzeu Historik Kombëtar feston 130-vjetorin e lindjes së mbretit Boris III me ekspozitën “Mbreti Boris III. Një personalitet dhe burrë shteti”. Ajo do të hapet sot, 3 tetor, në hollin qendror të muzeut. Ekspozita do të prezantojë, sipas rendit..
Koka e një statuje është zbuluar gjatë gërmimeve në kanalin e madh të qytetit antik të Heraklea Sintika. Ajo është e statujës që u zbulua disa ditë më parë dhe tani është në muzeun e Petriçit që të studiohet nga restauruesit. “Kjo verë ishte..