Filmi "AJVA" i bullgares Veneta Androva është një nga titujt e dekoruar të festivalit të 33-të të filmave të vizatuar me metrazh të shkurtër në Dresden, njoftoi Deutsche Vele. Puna e Androvës fitoi statujën “Kalorësi i Artë” në kategorinë ndërkombëtare të filmave të animuar, si dhe një shpërblim prej 7 500 eurosh. Filmi 13-minutash i Veneta Androvës tregon për AJVA, një piktore - robot, e cila trajton në veprat e saj temën e maskulinitetit në format dhe nuancat e saj të ndryshme. Filmi u përfshi gjithashtu në edicionin e 25-të të Sofia Film Fest.
Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..