Mjekët nga spitali më i madh i urgjencës në Bullgari “Pirogov” përsëri protestuan për anulimin e pushimit nga puna të drejtorit të spitalit, Prof. Asen Balltov. Ai u largua pas një inspektimi nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, i cili gjeti një aktivitet të raportuar, por të papërmbushur. Protestuesit bllokuan për ca kohë bulevardin “Car Boris III” dhe kundërshtuan pohimet e Ministrit të Shëndetësisë në detyrë Stojço Kacarov se ai ka qenë një nga pacientët me një diagnozë të rreme. Mjeku i Kacarovit, kreu i Klinikës së Mjekësisë së Brendshme, Doc. Petër Atanasov, njoftoi se Ministri ka parashtruar një informacion të shtrembëruar në lidhje me diagnozën e tij.
Prof. Balltov shpjegoi se kostoja e shtegut klinik për një pacient me Covid-19 është 600 euro, por në fakt për spitalin ajo ka qenë 2000 për të sëmurët në gjendje mesatarisht të rëndë. Megjithatë, “Pirogov” nuk ka marrë asnjë cent nga të trajtuarit.
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në..
Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të energjisë Zheço Stankov në Forumin e Gjashtë Delphi në Uashington. Pjesë e kësaj politike janë edhe..
Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e shpalljes së prokurimit publik për projektin konceptual për pjesën e papërfunduar Simitli - Kresna...
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..