Po fillon edicioni i dytë i festivalit të njohur të kryeqytetit Sofia Summer Fest. Gjatë 78 ditëve të ardhshme, deri në fund të muajit shtator, kryeqytetasit dhe miqtë e qytetit do të mund të shijojnë një sërë koncertesh, shfaqje teatrale, net kushtuar filmave të rinj bullgar, si dhe titujve të premierave nga festivali për kinema dokumentare për art “Master of art”. E gjithë kjo, e aranzhuar me akoma befasi të tjera të ndryshme e pret publikun e vet në të hapur, nën yjet në hapësirën pas Muzeut “Toka dhe njerëzit” në kryeqytetin tonë.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..