Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjellë të shijshme, turnir i peshkimit dhe shfaqje folklorike në festivalin në Nikopoll

Nikopoll
Foto: arkiv

Në qytetin Nikopoll presin me padurim një fundjavë të këndshme, të shoqëruar me shumë hare dhe iniciativa zbavitëse. Gjatë ditëve të pushimit qyteti i cili gjendet buzë lumit Danub do të jetë mikpritës i festivalit të parë për nga lloji i vet nën titullin “Danubi, njerëzit dhe traditat”. Ideja është që t’i jepet shtytje turizmit në regjion, si dhe të përkrahet bashkësia vendase, për të cilën peshkimi dhe bujqësia janë një mënyrë jetese tradicionale. Në ditët e festës, midis 16 dhe 18 korrikut, pritet që mijëra turistë të vizitojnë qytetin, kurse organizatorët premtojnë një program të përmbushur dhe të pasur me ngjarje.

Programi fillon me një ekspozitë kulinare me provë të specialiteteve tipike lokale. “Përveç kaçamakut  i cili është tradicional për këtë rajon buzë lumit, miqtë e festës do të njihen me larminë e madhe të gjellëve tona mbi bazën e peshqve të cilët takohen më shpesh në lumin Danub” - thotë Ralica Marinova, sekretare në Vatrën e Kulturës “Përparim” dhe shton:

“Do të ketë një çorbë peshku, e cila do të përgatitet para publikut dhe do t’u shpërndahet njerëzve. Do të ketë një “prjasoll të vllehve”/një lloje supe/ prej shojze (Ostariophysi), do të ketë peshk në tavë, si dhe përgatitjen tradicionale të krapit të zakonshëm (Cyprinus carpio), i cili piqet në furë. Mysafirët do të mund të konsumojnë  po kështu peshkun Deverika (Abramis brama), mrenë të pjekur (Barbus petenyi), shojzë të skuqur dhe kuptohet, një larmi të madhе prej gjellëve mbi bazën e peshkut trashanik (Silurus glanis).” 

 Për gjendjen e mirë shpirtërore të mysafirëve do të kujdeset grupi amator folklorik i vatrës së kulturës “Përparimi” në qytetin Nikopoll, i cili sivjet feston jubileun e vet 150 vjetor. Në skenë do të paraqiten dhe grupe folklorike nga bashkitë fqinje Veliko Tërnovo, Pleven dhe Guljanci. Do të ketë dhe mundësi për shëtitje me varkë nëpër Danub deri tek ishujt e afërt.

Një vëmendje të posaçme në programin e festës i është kushtuar dhe ruajtjes së pastërtisë dhe të pasurive natyrore të lumit. Për këtë qëllim, akoma gjatë ditës së premte, vullnetarë vendas do të spastrojnë plazhin e qytetit  Nikopoll, i cili ka lavdinë si një nga më të bukurit nëpër bregun e lumit. Është parashikuar dhe një program arsimor për më të vegjlit:

“Fëmijët kanë një prezantim interesant për mbrojtjen e llojeve të ndryshme të peshkut në lumin Danub, sepse duhet të vazhdojmë të punojmë me brezin e ardhshëm për ruajtjen e lumit. Në ditën e fundit po kështu është planifikuar një prezantim i rëndësisë së ruajtjes së rrjedhës së poshtme të Danubit në rajonin e Parkut të afërt Natyror “Persina”. Festivali do të përfundojë me një kampionat spektakolar të peshkimit “Vidra” me pjesëmarrjen e fëmijëve dhe të të moshuarve. Do të ketë dhe dekorata të shumta si dhe një gjendje shumë të mirë shpirtërore”, premtoi Ralica Marinova.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Turizmi bullgar i gjuetisë merr pjesë në ekspozitën ndërkombëtare "Jagd &Hund"

Deri më 2 shkurt, në Ekspozitën Ndërkombëtare të Gjuetisë "Jagd & Hund" në Dortmund të Gjermanisë, Bullgaria do të prezantohet me një rekord botëror trofe për një derr të egër nga Ferma Shtetërore e Gjuetisë "Kormisosh". Çdo vit, ngjarja mbledh së..

botuar më 25-01-30 10.08.PD

Në ekspozitat ndërkombëtare, Heraklea Sintika prezantohet përmes syzeve 3D

Heraklea Sintika është ndër vendet më tërheqëse turistike të paraqitura në ekspozitat turistike ndërkombëtare në Vjenë dhe Shtutgart, tha për BTA Katja Stojanova, drejtuese e projektit "Restaurimi, Konservimi dhe Socializimi i Heraklea Sintika". Në dy..

rinovuar më 25-01-27 11.52.PD

Bullgaria me një prani të zgjeruar në Ekspozitën Turistike CMT Stutgart 2025

Bullgaria merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit CMT Shtutgart. Forumi zhvillohet nga data 18 deri më 26 janar 2025 dhe theksat kryesore janë kampingu dhe fushues, motoçikletat, çiklizmi, golfi, SPA, kroçerat dhe të tjera, njofton..

botuar më 25-01-25 6.10.PD