Për herë të parë në Bullgari do të votohet detyrimisht me makineri në vendet ku zgjedhësit janë më shumë se 300. Sot në 9402 seksione në vend dhe në 273 jashtë vendit të gjithë votimi do të jetë me makineri. Për vendet ku në zgjedhjet e rregullta parlamentare më 4 prill votuan më se 425 njerëz u siguruan dy makineri - këto janë 1115 seksione në Bullgari dhe 148 - jashtë vendit.
Kjo risi u imponua nga ndryshimet në rregullat zgjedhore të miratuara nga Legjislatura e 45-të e Kuvendit Popullor, puna e së cilës zgjati më pak se një muaj. Në Kodin Zgjedhor u regjistrua se votohet vetëm me një pajisje të specializuar për votim makinerik. Një përjashtim nga rregulla për votimin me makineri bëhet vetëm për seksionet zgjedhore me më pak se 300 zgjedhës, edhe në votimin me kuti të lëvizshme elektorale, në spitalet dhe në institucionet e tjera të specializuara, si dhe në anijet që lundrojnë nën flamurin bullgar. Në rast të rrethanave të jashtme të pakapërcyeshme dhe votimi me makineri ndalet, procesi zgjedhor vazhdon me fletëvotime. Për të siguruar këtë alternativë, janë shtypur më shumë se 7 milion buletine letre.
Përpilues: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..