Ne bullgarët jemi në vendin e 45 për nga bujaria për vitin 2020. Këtë e tregojnë rezultatet e indeksit të Donacioneve Botërore të CAF 2020 (CAF World Giving Index 2020) - studimi më i autoritetshëm, i cili e llogarit bujarinë në 114 shtete.
Studimi i bujarisë globale për vitin e kaluar zbulon ndikimin e madh të pandemisë nga Covid-19 mbi bamirësinë. 55% nga popullsia e rritur e botës - ose 3 miliardë veta - thonë se, gjatë vitit 2020 i kanë ndihmuar ndonjë të panjohuri, kurse dhurime në para kanë bërë më shumë njerëz sesa gjatë 5 viteve të fundit - 31%. Treguesi i tretë - “nivelet e vullnetarizmit”, gjatë vitit 2020 është përgjithësisht i pandryshuar në një nivel global. Një shpjegim mund të gjejmë në izolimin e imponuar dhe pamundësinë që fizikisht të jemi në dobi të njëri-tjetrit.
Për Bullgarinë pozicioni i 45 me një indeks dhurues 37% është një farë rekord nga krijimi i indeksit gjatë vitit 2009 e deri tani, thotë Elica Barakova, drejtoresh ekzekutive e Fondacionit BCause, e cila e prezanton vendin tonë në CAF Global Alliance. Mjerisht, gjatë vitit 2018 vendi ynë ishte në vendin e 126 prej 146 shteteve, kurse gjatë vitit 2017 - në pozitë të 127 prej 139 shteteve.
“Studimi po tregon këtë të cilën ne e vërejtëm vitin e kaluar dhe e dimë se në kohë krize bullgarët jemi të aftë të mobilizohemi, të dhurojmë shumë seriozisht dhe të mbledhim një sasi të konsiderueshme ndihmë për nevojtarët dhe për ata të cilët janë në një situatë kritike. Kjo tregon dhe diçka tjetër, se kjo valë e solidaritetit qe gjatë gjithë vitit të kaluar. Është e zakonshme që në kohë krize të ketë një kulm prej një-dy muaj dhe pas kësaj të kthehemi në nivele më të ulëta të dhurimit, por gjatë vitit 2020 kjo nuk rastisi. Për Bullgarinë treguesit e bujarisë janë rritur dyfish, gjë e cila tregon se, indeksi nuk është i lidhur vetëm me qëndrueshmërinë dhe stabilitetin e një vendi dhe të shoqërisë së tij, por më tepër me ndjenjën për solidaritet dhe ndjeshmëri. Indeksi dhurues Botëror i CAF për vitin 2020 tregon realisht solidaritetin pa precedent të shoqërisë sonë kundra Covid-19, të cilin arritëm ta ruajmë jo vetëm për një periudhë të shkurtër krize, por gjatë gjithë vitit, në të cilin dhënia e dhurimeve nuk kishte lodhje” - saktësoi Elica Barakova përpara Radios Kombëtare Bullgare-Vidin.
Gjatë vitit 2020 shteti më bujar është Indonezia, e cila e kryeson listën edhe gjatë vitit 2018. E ndjekin Kenia dhe Nigeria.
Gjatë vitit 2020, 64% prej bullgarëve i kanë ndihmuar një të panjohuri, 34% kanë dhuruar para, kurse 12% kanë qenë vullnetarë. Tradicionalisht tek ne tregues më të lartë marrim gjatë “ndihmës për një të panjohur”, kurse vullnetarizmi është më i dobët.
Dhurimi dhe vullnetarizmi janë gjëra, me të cilat njeriu mësohet në familjen e vet ose në shkollë dhe në Bullgari kjo rastis, është kategorik psikologu Krum Krumov.
Përpiloi: Vesella Krësteva /në bazë të intervistave të BNR-Vidin/
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..
Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..