Projektet e përbashkëta të infrastrukturës së Bullgarisë dhe Greqisë janë në frymën e qëllimeve të Iniciativës së “Tre Deteve” për të rritur bashkëpunimin në rajon. Kjo u deklarua nga Presidenti Rumen Radev në një takim me homologеn e tij greke Katerina Sakelaropoulou sot në Sofje në kuadrin e iniciativës së “Tre Deteve”.
Këtë vit Greqia është një mysafir i nismës. Pjesëmarrja e saj do të kontribuojë në vizionin e përbashkët për ndërlidhjen më të mirë në rajon, theksoi Radev. Ndër temat e diskutuara ishin zhvillimi i infrastrukturës së transportit dhe përmirësimi i lidhjes së energjisë. Ndër përparësitë për të dy vendet ishte hapja e pikave të reja të kontrollit kufitar për të promovuar lidhjet midis biznesit dhe turizmit.
Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Ne punojmë me Institutin INSAIT të Universitetit të Sofjes. Nëse projekti ynë miratohet, në vitin 2026, do të ndërtojmë një fabrikë të inteligjencës artificiale (AI), tha për BNR Petër Statev nga Bordi Mbikëqyrës i “Sofja Teh Park”. Superkompjuteri..
Bullgaria mori sinjale inkurajuese në takimin e Eurogrupit."Vendi bëri një përparim të mëtejshëm në përmbushjen e kriterit të stabilitetit të çmimeve", tha Komisioneri Evropian për Ekonominë Valdis Dombrovskis. Kur Sofja konsideron se është gati të..
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja...
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e..