Ministri i Rinisë dhe i Sportit Andrej Kuzmanov i dërgoi një adresë urimi Josif Milladinov, i cili fitoi titullin në 50 metra flutur në Kampionatin Evropian të Notit për vajza dhe djem në Romë.
“Ky është ari i parë për Bullgarinë nga një kampionat evropian për djem dhe vajza që nga viti 1992 dhe ky sukses na mbush me optimizëm për Lojërat e ardhshme Olimpike në Tokio”, theksoi Ministri Kuzmanov.
Bullgari e fitoi finalen e Kampionatit të Kontinentit të Vjetër, duke kaluar distancën për 23.59 sekonda. Koha është 11 e qindta më pak se rekordi kombëtar i notarit Milladinov në këtë disiplinë.
Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..
Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..
Paraolimpisti Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e dytë olimpik në karrierën e tij. Atleti bullgar fitoi një medalje të artë në gjuajtjen e gjyles (kategoria F55) në Lojërat Paraolimpike në Paris. Paraqitja e shkëlqyeshme dhe 12.40 metrat e arritur..