Pak bullgarë kanë dëgjuar për Penço Semovin, por për atë që krijoi flitet akoma në vendlindjen e tij. Mendje e ndritur dhe talent origjinal, ai është një shembull i vërtetë i bujarisë dhe patriotizmit që ishin karakteristik për bullgarët e pasur pas Çlirimit (1878), të cilët nuk kursyen energji dhe burime “për të mirën e atdheut”.
Ai lindi në fshatin Cvjatkovci në vitin 1873 dhe pak pas kësaj familja e tij u transferua në qytetin e afërt Gabrovo të Bullgarisë Qendrore. Pasi mbaroi klasën e 4-të ai nisi me babanë i cili e njohu me tregtinë përderisa udhëtuan së bashku. Kjo e përcaktoi zhvillimin e tij të ardhshëm si industrialist. Në vitin 1904 Penço Semov u bë aksionar në fabrikën e tekstileve prej leshi në qytetin Gabrovo, ndërsa disa vite më vonë me të atin dhe vëllain themeluan fabrikën e pëlhurave dhe thurjeve “Ivan Semov dhe Bijtë”. Në ato vite qyteti Gabrovo kthehej në një qendër të madhe të tekstilit.
Motoja e Penço Semovit ishte “dashuri, punë dhe këmbëngulje”. Për kujdesin e tij për punëtorët dhe nëpunësit e krahasonin me Henri Ford, ndërsa për mendjemprehtësinë dhe sipërmarrjen tregtare e quajtën “Rokfelerin Bullgar”.
"Përveç inteligjencës, durimit, vullnetit dhe këmbënguljes, ai gjithashtu posedonte guxim, largpamësi dhe fuqi goditëse”, thoshte Todor Burmov, një ish Kryeministër i Bullgarisë dhe një bashkëqytetar i tij. Për atë që u krijua nga industrialisti tregon botimin nga koleksioni i Radio Bullgarisë “Penço Semov – “Rockefelleri bullgar”, i cili lindi i varfër dhe krijonte tërë jetën”.
Redaktore: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Më 25 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Kliment Ohridski. Kryepeshkop, mësues dhe letrar, ai ishte një nga nxënësit më të shquar të Vëllezërve të Shenjtë Kiril dhe Metodij , ndër Shtatë Shenjtorët - mësuesit e..
Më 24 nëntor, Kisha Ortodokse nderon Shën Katerinën, e cila ishte një nga gratë më të arsimuara të kohës së saj. Ajo jetoi në fund të shekullit III dhe fillim të shekullit të IV dhe rridhte nga një familje fisnike në Aleksandri të Egjiptit. Në..
Katedralja Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski” kremton sot festën e saj. Tempulli i shenjtë, simboli i kryeqytetit bullgar, është një tempull monument, i ndërtuar "si shenjë mirënjohjeje ndaj popullit rus për Çlirimin e Bullgarisë nga pushtimi osman në..