Nga 8 deri më 11 korrik, qyteti ynë Varna në Detin e Zi do të presë Kampionatin Evropian të Hendbollit në Plazh për djem dhe vajza nën 17 vjeç, transmetoi BNR Varna. Kampionati do të mbahet në Plazhin Qendror në qytet. Më shumë se 300 ndeshje do të luhen në 4 fusha me një kapacitet prej mbi 2000 spektatorësh. Ngjarja do të pasohet nga Kampionati Evropian i Hendbollit në Plazh për burra dhe gra, i cili do të mbahet nga 13 deri më 18 korrik gjithashtu në Plazhin Qendror Varna
Canko Cankov u bë notari i parë që kapërceu një distancë prej mbi 100 km në lumin Danub. Ai e notoi pa ndalur 108 kilometra e 250 metra në lumin Danub për 18 orë, 12 minuta dhe 32 sekonda. Pjesëmarrja e tij ishte sipas rregullave të Shoqatës Botërore..
Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..
Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..
Në një nga malet afër Sofjes – Vitosha, të shtunën organizohet gara e re malore – Hut Hop Race. Gara është një vrap/shëtitje me elementë të orientimit..