Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja është mikpritëse e takimit “Tre Dete”

Foto: ndk.bg

Samiti i gjashtë i Nismës ”Tre Dete”, mikpritës i të cilit është Presidenti Rumen Radev, do të zhvillohet më 8 dhe 9 korrik në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje. Ngjarja do të shoqërohet nga një forum i madh biznesi, në të cilin janë të ftuar ekspertë, kompani, investitorë të huaj strategjikë dhe pala të tjera të interesuara nga rajoni.

Gati 400 do të jenë pjesëmarrësit nga Bullgaria dhe jashtë për të diskutuar aspekte të shndërrimit të sistemeve energjetike në neutralitet karboni, lidhjen e qendrave kërkimore dhe kombinimin e iniciativave lokale të inovacionit, si dhe mundësitë e investimeve përmes fondeve të iniciativës rajonale.

Roli i Iniciativës së "Tre Deteve" për rritjen ekonomike inteligjente dhe gjithëpërfshirëse do të jetë në qendër të një diskutimi të nivelit të lartë sot. Ai do të përfshijë presidentët e Bullgarisë Rumen Radev, Frank-Walter Steinmeier të Gjermanisë, Kersti Kaljulaid të Estonisë, Egils Levits të Letonisë, Andrzej Duda të Polonisë, Borut Pahor të Sllovenisë, Kryeministrin e Kroacisë Andrej Plenkovic, Zëvendës Kryeministrin Çek Karel Havlicek dhe Kryeministren e Republikëssë Sllovakisë Veronika Remišová, Zëvendës Ministrine Jashtëm të AustrisëPeter Launsky-Tieffenthal. Midis pjesëmarrësve në diskutime do të jetë drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar Kristalina Georgieva. Priten përshëndetje video nga Presidenti i SHBA Joseph Biden dhe Presidenti i Lituanisë Gitanas Nauseda. Presidentja greke Katerina Sakelaropoulou do të jetë gjithashtu nga të ftuarit në nismën e këtij viti.

“Tre Dete” bashkon 12 shtete anëtare të BE-së - Bullgaria, Estonia, Letonia, Lituania, Polonia, Republika Çeke, Sllovakia, Hungaria, Sllovenia, Austria, Kroacia, Rumania, kurse partnerët e tyre janë Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Komisioni Evropian. Shtrirja territoriale e vendeve pjesëmarrëse në “Tre Dete” mbulon pothuajse një të tretën e territorit të Bashkimit Evropian, me 111 milion qytetarë evropianë që jetojnë në këto vende. Qëllimi i nismës është të promovojë bashkëpunimin rajonal dhe rritjen e qëndrueshme ekonomike, duke çuar në kohezion të përshpejtuar shoqëror dhe ekonomik në Evropë.

Bullgaria mori rolin e koordinimit në "Tre Dete" nga Estonia në tetor 2020 në Samitin në Talin. "Gjatë mikpritjes së takimit Bullgaria do të zhvillojë kapacitetin e iniciativës si një mjet i vërtetë për bashkëpunim dhe zhvillim të përshpejtuar të rajonit tonë duke përmirësuar energjinë, transportin dhe lidhjen digjitale," tha Presidenti Rumen Radev.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..

botuar më 24-11-16 10.30.PD
Presidentët Rumen Radev dhe Gordana Siljanovska

Presidenti Rumen Radev u takua me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska

Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..

rinovuar më 24-11-13 3.48.MD

Shkelja e traditave parlamentare është shenjë e afrikanizimit të thellë të politikës bullgare

U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..

botuar më 24-11-13 7.30.PD