Më 7 korrik, kur Kisha Ortodokse nderon kujtimin e Shenjtores Dëshmore e Diela, të gjithë kishat që mbajnë emrin e saj kremtojnë festën e tyre. Me një liturgji të shenjtë festën e vet shënon edhe Kisha e Mitropolisë së Sofjes “Shën e Diela” në qendrën e kryeqytetit. Në shekullin e XIX dhe në fillim të shekullit XX kisha mbante emrin “Shën Mbreti”, sepse në të ruhen lipsanet e mbretit serb Stefan Urosh II (1282 – 1321).
Sipas studiuesve kisha daton që nga fillimi i shekullit IV para pranimit zyrtar të krishterimit. Në shekullin X si dhe kisha të tjera në Sofje ajo ishte me themele prej guri, ndërsa sipër me një strukturë prej druri. Gjatë shekujve ky kishë ka pësuar 8 transformime për të cilat mund të lexoni në botimin e Radio Bullgarisë “Kisha “Shën e Diela” – perla shpirtërore e Sofjes”.
Më 25 korrik, Kisha Ortodokse Bullgare nderon Fjetjen e Anës - shenjtores që lindi Marinë, e cila është nëna e ardhshme e Jezu Krishtit. Shën Anna konsiderohet mbrojtëse e martesës, familjes dhe mëmësisë, si dhe mbrojtëse e virgjëreshave, të..
Më 20 korrik, në mes të ditëve më të nxehta, Kisha jonë nderon profetin e Dhiatës së Vjetër Ilia. Për respektin e popullit tonë për Shën Ilian dëshmojnë kishat e shumta ortodokse me emrin e tij, ku për nder të tij janë kryer liturgji festive që nga..
Me rastin e 156 vjetorit të vdekjes së vojvodës Haxhi Dimitër dhe kaçakëve të tij, si dhe 187 vjetorit të lindjes së Vasill Levskit , komuna e qytetit Kazanllëk organizon disa veprimtari. Përulemi para trimërisë së heronjve kombëtarë..