Anija "Mopang", e zhytur në ujërat e Detit të Zi pranë Sozopoll, u shpall një vend arkeologjik nënujor. Kështu, ai u mbrojt nga sulmet e thesarkërkuesve, në dallim të shumë objekteve të tjera të tilla në fund të Detit të Zi, tha Najden Prahov, drejtor i Qendrës për Arkeologjinë Nënujore në Sozopoll.
"Mopang" është një anije mallrash, pjesë e një serie prej më shumë se 100 anijesh të ndërtuara në New Jersey nën një program për të kompensuar humbjet gjatë Luftës së Parë Botërore. Në vitin 1921, duke lundruar nga Stambolli drejt bregut verior të Detit të Zi, duke kaluar nga Sozopoli, anija u ndesh me një minierë, njoftoi BNR Burgas. Peshkatarët e Sozopolit menjëherë erdhën në ndihmë dhe aksidenti kaloi pa viktima, ndërsa anija u mbyt në një thellësi prej 30 metrash.
"Mopang", e cila është e gjatë 104 metra dhe arrin 14 metra në pjesën e saj të gjerë, u bë e njohur për publikun e gjerë me rrjedhjen e mazutit në vitin 2018.Revolucionari i madh Ljuben Karavellov (1834-1879), shkrimtar dhe publicist i Rilindjes sonë, ka lënë një gjurmë të thellë në letërsinë bullgare si prozator, poet, fejtonist, kritik i letërsisë. Ljuben Karavelllovi ishte dhe udhëheqës i Lëvizjes Çlirimtare..
Statuja e parë prej mermeri e zbuluar më 3 korrik në qytetin antik Heraklea Sinthika është ndoshta e nipit të perandorit romak Oktavian Avgust - Lucij, njoftoi udhëheqësi i gërmimeve, Prof. Ljudmill Vagalinski. “Nuk ka dyshim se statuja është nga..
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës së Djallit ndodhet kodra Srednobërdie. Aty lumi Vedena derdhet në lumin Iskër dhe malet Lozen dhe..