Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për shkak të "Rrymës Ballkanike" kërkojnë dorëheqjen e shefave të "Bulgartransgaz"

Ministri Andrej Zhivkov
Foto: BGNES

Ministri i përkohshëm i energjisë Andrej Zhivkov i kërkoi Holding Bullgar për Energjetikën të ndërrojë udhëheqjen e operatorit të gazit “Bulgartransgaz”.

Rezultatet e inspektimit të rregullatorit, të paraqitura javën e kaluar, treguan se gjatë zbatimit të projektit “Rryma Ballkanike” "Bulgartransgaz" nuk ka kërkuar miratimin paraprak të Komisionit për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit, si të lidhjes së kontratave për aktivitetet e ndërtimit, ashtu edhe të huave bankare me të cilat janë realizuar pagimet.

Auditimi i Komisionit për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit tregoi se projekti “Rryma Ballkanike” ka pasur një ndikim negativ mbi gjendjen e përgjithshme financiare të kompanisë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për të shtunën

Para mesnate vranësirat do të pakësohen dhe në gjysmën e dytë të natës do të jetë e kthjellët. Era në Bullgarinë Lindore do të dobësohet përkohësisht. Të shtunën , më 29 qershor, moti do të jetë me diell. Pasdite do të ketë vranësira në gjysmën..

botuar më 24-06-28 7.35.MD
Rumen Radev

Presidenti do të dorëzojë mandatin e parë të kabinetit të hënën, më 1 korrik

Të hënën, më 1 korrik, presidenti Rumen Radev do t'ia dorëzojë mandatin e parë eksplorues për formimin e qeverisë grupit më të madh parlamentar - GERB-SDS.I caktuari nga koalicioni kryeministër do të ketë shtatë ditë kohë për t'i propozuar presidentit..

botuar më 24-06-28 2.36.MD

BSP dëshiron të ndalojë shitjen e reaktorëve të centralit atomik “Belene”

Partia Socialiste Bullgare (BSP) këmbëngul që pajisjet e centralit atomik “Belene” të mos i shiten Ukrainës. Grupi partiak i së majtës paraqiti një projektvendim në Asamblenë Kombëtare, në të cilin insistohet që negociatat mes Bullgarisë dhe Ukrainës..

botuar më 24-06-28 12.48.MD