Shoqata Bullgare për Studimin e Mbipeshës dhe Sëmundjeve Shoqëruese (BSPSA) mbështet sistemin e pavarur të etiketimit për produktet Nutri-Score. Krejtësisht vullnetare, shkalla synon të orientojë konsumatorët në lidhje me vlerën e përgjithshme ushqyese të një produkti, duke plotësuar etiketën tashmë të disponueshme.
Informacioni paraqitet përmes një skeme të thjeshtë që kombinon shkronjat dhe ngjyrat. Vlera më e lartë ushqyese është jeshile me shkronjën A, dhe shkronja E në një sfond të kuq do të thotë vlerë e ulët ushqyese.
Shkalla është llogaritur duke përdorur një algoritëm të veçantë të zhvilluar nga një ekip kërkimor në Universitetin e Oksfordit. Sistemi tashmë rekomandohet për zbatim në një numër vendesh evropiane, si Franca, Gjermania, Belgjika, Spanja, Hollanda.
Përpilues: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..
Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..