Muzeu Kombëtar i Historisë Ushtarake në Sofje shënon vjetorin e vet 105 vjeçar me një program special këtë fundjavë. Hapja e programit festiv përkon me iniciativën evropiane - Nata të Muzeve 3 korrik.
Programi arsimor “Misioni gjurmues” do të sfidojë familjet të kthehen në një ushtri të vërtetë. Kështu në mënyrë atraktive prezantohen llojet e forcave të armatosura dhe teknikën e Ushtrisë Bullgare, ndërsa pjesëmarrësit kanë mundësinë të jenë pjesë e një misioni ushtarak, të provojnë shpejtësinë, orientimin dhe logjikën e tyre dhe të gradohen. Më të shpejtët, të cilët gjejnë koordinatat e sakta të një prej mjeteve luftarake më mbresëlënëse nga ekspozimi i jashtëm, do të jenë të parët që do të hyjnë dhe do ta shikojnë atë nga brenda.
Mbrëmjen një koncert do të kenë Bandat Përfaqësuese Bronzi të Trupave të Këmbësorisë dhe të Gardës Kombëtare. Do të prezantohet dhe një shfaqje unike me zjarr e klubit “Divinitas”. Parashikohet dhe projektimi i filmave bullgarë nga vitet 20-të dhe 40-të të shekullit të kaluar të prezantuara në Sezonin e sivjetshëm të Filmit Klasik. Projektimet do të shoqërohet me muzikë të ekzekutuar nga violinistja Bojana Zheljazkova Zareva dhe pianisti Jasen Obretenov.
Përpilues: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Si dukej bota e kafshëve në zonën e qytetit të sotëm të Trënit (Bullgaria Perëndimore) më shumë se 80 milionë vjet më parë - kësaj pyetjeje po përpiqen t'i përgjigjen paleontologët nga Muzeu Kombëtar i Shkencave Natyrore në Akademinë Bullgare të..
Muzeu Historik Kombëtar feston 130-vjetorin e lindjes së mbretit Boris III me ekspozitën “Mbreti Boris III. Një personalitet dhe burrë shteti”. Ajo do të hapet sot, 3 tetor, në hollin qendror të muzeut. Ekspozita do të prezantojë, sipas rendit..
Koka e një statuje është zbuluar gjatë gërmimeve në kanalin e madh të qytetit antik të Heraklea Sintika. Ajo është e statujës që u zbulua disa ditë më parë dhe tani është në muzeun e Petriçit që të studiohet nga restauruesit. “Kjo verë ishte..