Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rritje e tregut të pasurive të patundshme në kushtet e krizës së Covid-19

Koronavirusi e ushqeu dëshirën e njerëzve të kenë një pronë të vet personale, dhe më tepër kërkohen shtëpi larg nga qytetet e mëdha

Foto: arkiv

Rritje në vëllimin e transaksioneve dhe në çmimet e pasurive të patundshme në vend gjatë vitit të fundit kanë llogaritur nga industria. Njerëzit preferojnë të blejnë dhe jo të marrin me qira shtëpi ose apartament diku mes natyrës, ku të mund të punojnë në distancë gjatë kohës së pandemisë. “Po na pret një transferim i njerëzve për një periudhë sa më të gjatë kohe mundësisht më larg nga qytetet e mëdha - një tendencë, e cila do të vazhdojë të thellohet, madje edhe sikur t’i mposhtim të gjitha llojet e koronavirusit” - është kategorik Mihaill Çobanov, menaxher i një kompanie kryesore të pasurive të patundshme në vendin tonë.

Sipas tij ka një rritje serioze në kërkimin e pronave për pushim nga bullgarët jashtë kufirit. Por, dhe rreth tarifës "depozitë bankare" të aplikuar nga disa banka mbi shuma më të mëdha, pritet një rritje më intensive në sektor. Shkaku është se pas datës 7 korrik një pjesë e madhe e klientëve në vend të paguajnë 0,75% kamatë gjobë mbi shumat, të cilat i mbajnë në një depozitë me afat, do të preferojnë të investojnë në prona të patundshme. Si tërësi kërkimi i mundësive për punë në distancë është një nga motorët e tregut të pronave në këtë moment.

“Në mënyrë kategorike ka një rritje në absolutisht të gjitha drejtimet me përjashtim të vendpushimeve tona detare dhe malore, ku akoma ka një disponim mjaft të madh të pronave cilësore nga i ashtuquajturi treg sekondar. Anglezët, që kanë blerë shumë shtrenjtë para kohe, tani rreth Brexit dhe kufizimet e lidhura me pandeminë përshpejtojnë që ti shesin pronat edhe me çmime më të ulëta. E njëjta gjë vlen dhe për rusët, të cilët për shkak të zhvlerësimit të rublës dhe udhëtimit të rënduar, po shesin shtëpitë dhe apartamentet e blera. Ky është segmenti i vetëm, në të cilin nuk është regjistruar një shtim të çmimeve” - thotë Mihaill Çobanov.

Prandaj që nga fillimi i vitit çmimet e shtëpive fshatare janë rritur me 3-5%. Përveç kësaj, rreth rritjes serioze të çmimeve të absolutisht të gjitha materialeve ndërtimore në bursat botërore, gjatë muajve të afërt pritet që ndërtimi i ri në zonat e qyteteve tona të shtrenjtohet nga 10 deri më 30%.

Dhe një tendencë interesante - gjithnjë e më shumë blerës të cilët nuk kanë durim, jo vetëm në Bullgari, por dhe nëpër të gjitha krahinat e botës, janë të gatshëm të bëjnë inspektime në distancë të pronave përmes Skype, Viber dhe çdo platforme në internet dhe të marrin vendime për lidhjen e marrëveshjes. Mihaill Çobanov thekson dhe një trend tjetër i cili po thellohet, dhe i cili shënon zhvillimin e industrisë tek ne:

“Gjithnjë e më shpesh gjatë muajve të kaluar, mua dhe kolegëve të mi të tjerë në sektor na drejtohen klientë nga Kanadaja, Shtetet e Bashkuara, Zelanda e Re e të tjera.. Këta janë bullgarë, të cilët kërkojnë mundësi për një inspektim në distancë për blerjen e një prone investuese. Ideja është që ata t’i përdorin gjatë pushimeve të verës në Bullgari, bashkë me të afërmit e tyre, fill pasi të rivendosen mundësitë për të udhëtuar. Tanimë kemi mbi 20% rritje të një interesi të tillë” - pohon Mihaill Çobanov.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

927 persona kanë deklaruar të ardhura mbi 1 milion leva

Të ardhurat më të larta të deklaruara për vitin e kaluar janë 70 milionë leva (35 785 000euro), sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave pas përfundimit të fushatës tatimore dhe deklarimit të të ardhurave të personave fizikë. Mjetet..

botuar më 24-06-04 10.29.PD

Në muajin maj, klima e biznesit shënoi një përmirësim prej 0.6 pikësh

Në muajin maj, situata ekonomike në vend është përmirësuar për të dytin muaj radhazi. Përmirësim ka pasur në tregtinë me pakicë, ndërtim dhe shërbime, por ka pasur rënie në industri. Në ndërtim, industri dhe në sektorin e shërbimeve nuk pritet..

botuar më 24-05-30 1.21.MD
Godina e BNB

Banka Kombëtare Bullgare kujtoi pse nuk duhet të mbinxehet tregu me hipotekat e pasurive të paluajtshme

Banka Kombëtare Bullgare (BNB) publikoi "Rishikimin e masave të vendosura për rreziqet me të cilat përballet sistemi bankar", nga kreditë e siguruara me hipotekë për banesat dhe pasuritë e paluajtshme. “Shqetësime të tilla kanë arsye serioze duke..

botuar më 24-05-27 12.18.MD