105 janë rastet e reja të koronavirusit në vend për 24 orët e fundit. Mostrat pozitive janë 0.6 për qind nga 17 080 teste të kryera, tregojnë të dhënat e Portalit të Unifikuar të Informacionit. Në rajonet e qyteteve Razgrad, Smoljan, Shumen, Jamboll nuk ka asnjë rast të regjistruar. Në Bllagoevgrad, Veliko Tërnovo, Vidin, Gabrovo dhe Silistra ekziston vetëm nga një mostra pozitive. Nga dy raste janë të regjistruara në 8 rrethe. Më shumë të infektuar ka në Sofje - 39.
Pacientët aktivë janë 9233. Në spital janë të shtruar 1495 pacientë. 179 prej tyre trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv. 227 njerëz u shëruan gjatë 24 orëve të fundit. Ka 9 të vdekur me koronavirus të konfirmuar.
12 603 njerëz u vaksinuan në 24 orët e fundit. Dozat totale arritën në 1 748 265. Imunizim të plotë morën 798 053 njerëz.
Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00. Qytetarët do të kenë qasje në zonën e..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..