Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti i dorëzoi flamurin kombëtar delegacionit olimpik bullgar

Foto: BGNES

Presidenti Rumen Radev i dorëzoi flamurin kombëtar delegacionit olimpik bullgar, i cili do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike në Tokio. Kreu i shtetit përgëzoi atletët për kuotat olimpike të fituara.

“Të gjithë e dimë se në 18 muajt e fundit, sporti, lëvizja olimpike dhe stërvitja juaj iu nënshtruan sfidave të papara, në të cilat ju keni treguar se çfarë do të thotë frymë sportive dhe vullnet për të fituar”, tha Radev.

Presidenti uroi që atletët të valëvitin me krenari trengjyrëshin bullgar në Japoni. “Luftoni me dinjitet, tregoni më të mirën prej jush dhe dini se ne do të jemi me ju gjatë gjithë kohës”, tha kreu i shtetit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 29 prillin

Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 6 gradë. Në Sofje do të jetë rreth 5°. Do të formohen ngrica vende-vende në luginat e 8 rretheve të gjysmës lindore të vendit. Pas mëngjesit të freskët, gjatë ditës do të ketë diell në të..

botuar më 25-04-28 7.40.MD

Çmimi i gazit natyror pritet të bie me rreth 14% në maj

Gazi natyror pritet të bëhet më i lirë me rreth 14% krahasuar me çmimin aktual, njoftoi drejtori ekzekutiv i “Bulgargaz”, Veselin Sinabov, në një takim të hapur të Komisionit Rregullator të Energjisë dhe Ujit. Kjo do të thotë që një megavat-orë do të..

botuar më 25-04-28 4.29.MD

Kryeministri e njohu Antonio Koshta me potencialin e industrisë bullgare të mbrojtjes

Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Koshta dhe kryeministri Rosen Zheljazkov vizituan Uzinën Ushtarake “Arsenall” në Kazanllëk. Menaxhmenti i kompanisë prezantoi aftësitë teknologjike të uzinës, kapacitetet kryesore të prodhimit, si dhe proceset..

botuar më 25-04-28 3.33.MD