Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rasti i parë i variantit jug-afrikan të koronavirusit

Spitali "Pirogov"
Foto: Ani Petrova

Shtatë raste të reja të variantit indian “delta” të koronavirusit dhe një rast i atij jug-afrikan “beta” u zbuluan në Bullgari, njoftoi Qendra Kombëtare e Sëmundjeve Infektive dhe Parazitare. Të gjithë mostrat janë nga Spitali “Pirogov” në Sofje për periudhën 6-14 qershor.

Të infektuarit me variantin indian janë nga Sofja – 2 gra dhe 5 burra. Vetëm njeri prej tyre u hospitalizua. Të tjerët janë në karantinë për trajtim shtëpiak. Mbajtësi i llojit jug-afrikanështë një burrë me qëndrim të përkohshëm në Sofje. Ai u shërua.

Ministria e Shëndetësisë kujton se versionet “alfa”, “beta” dhe “delta” të Covid-19 janë më ngjitëse sesa virusi origjinal. Autoritetet po monitorojnë përhapjen dhe janë të gatshëm të aplikojnë masa shtesë anti-epidemike nëse është e nevojshme.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një avion është gati të fluturojë për të evakuuar bullgarët nga Libani

Një ekip i Operatorit Shtetëror të Aviacionit është gati të fluturojë për në Liban menjëherë sapo të ketë dritë jeshile për evakuimin me faza të bullgarëve atje. Kështu i është raportuar kryeministrit në detyrë Dimitër Gllavçev të hënën në mëngjes..

botuar më 24-09-30 11.27.PD
Evtim Milloshev

Një sezon veror rekord, por edhe probleme në rritje raportohen në turizëm

Sezoni veror i vitit 2024 ishte i suksesshëm në çdo aspekt – të ardhura, turistë, ditë me diell, madje edhe në krahasim me rezultatet rekord në vitin 2019, tha për bTV ministri i turizmit në detyrë, Evtim Milloshev. Por ka edhe shumë probleme -..

botuar më 24-09-30 9.12.PD

Për herë të parë që nga viti 1985, drejtimi i të dhënave demografike po ndryshon

Për herë të parë në 38 vjet, popullsia e Bullgarisë pothuajse ndaloi së zvogëluari. Për vitin 2023, rënia është vetëm 0.3%, ose vetëm 2229 persona. Këtë e tregojnë të dhënat e qeverisë nga raporti për zbatimin e strategjisë së zhvillimit demografik..

botuar më 24-09-29 10.05.PD