“E falënderoj Zotin për këtë peshqesh të madh - 60 vjetorin tim në skenë dhe 80 vjetorin tim jetik, të cilin e arrita - me shumë emocion tregon këngëtarja Ollga Borisova. - Jam e lumtur se gjatë gjithë jetës jam duke kënduar këngët tona të papërsëritshme dhe tepër emocionuese popullore, fillimisht në Ansamblin për Këngë Popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare, pas kësaj-në “Misterin e Zërave Bullgarë”. Unë u bashkova me Ansamblin gjatë vitit 1960 bashkë me këngëtare të tjera. Shumë shpejt e kuptuam se kemi zëra, por nuk kemi mjeshtëri. Aty në Radion Kombëtare Bullgare, u bëmë këngëtare. Jo rastësisht dhe deri tani unë e quaj Radion Kombëtare shtëpinë time të dytë. Më shumë se gjysma e jetës sime të vetëdijshme ka kaluar në këtë godinë, të cilën e dua kaq shumë, i dua shumë dhe njerëzit të cilët punojnë në të.”
“Unë kam lindur në 4 kilometra nga qyteti, në fshatin Zhilenci. Shtëpia jonë tanimë nuk ekziston, mbetën shumë pak njerëz të afërt, por është e vërtetë ajo që thonë - toka vendase ngroh dhe përmbush me energji. Le të mos tingëllojë si një mburrje por në Kjustendill unë jam shumë e dashur si këngëtare, më njohin që të gjithë. Në koncert do të marrin pjesë këngëtarë dhe instrumentistë të njohur, drejtues do të jetë Daniell Spasov. Pres e di se do të jetë e shkëlqyer”.
Si një pjesë nga “Misteri i Zërave Bullgarë”, si dhe të grupeve të tjera të dhomës, Ollga Borisova ka kënduar në dhjetëra vende në katër kontinentet. Ajo është mirënjohëse për njerëzit e mrekullueshëm me të cilët pati mundësinë të ndajë dashurinë e saj për këngën. Me shumë emocion kthehet drejt momenteve të papërsëritshme nga koncertet e “Misterit të Zërave Bullgarë” në kohën në të cilën e gjithë bota filloi të flasë për folklorin bullgar:
“Do tu tregoj për një nga koncertet tona në Nju Jork, në sallën e madhe të John F. Kennedy Center for the Performing Arts. Ajo qe e përmbushur, kishte dhe njerëz në këmbë. Në fund të koncertit këta mbi 5000 veta qëndronin në këmbë dhe trokisnin, brohorisnin, duartrokisnin. Atëherë unë për herë të parë u përlota në skenë. E ndieja veten jashtëzakonisht krenare nga fakti se jam bullgare. Në “Misterin e Zërave Bullgarë” dikur ishin këngëtare, stili i të cilave ishte një etalon - Janka Rupkina, Nadezhda Hvojneva, Kalinka Vëllçeva, Pavlina Gorçeva... Nuk do të përmend që të gjithë. Njerëzit nëpër botë mrekulloheshin me zërat tanë, me të kënduarit tonë pa mikrofon. Ne i shpërthenim sallat me forcën e zërave tanë. Na duartrokitën, nuk na lanë të largoheshim nga skena. Për suksesin e këngës popullore bullgare nëpër botë merita është dhe e kompozitorëve tanë të shkëlqyer në fushën e përpunimit dhe të këngës prej autori në stilin folklorik - Filip Kutev, Kirill Stefanov, Kosta Kolev, më të rinjtë Krasimir Kjurkçijski, Stefan Dragostinov e të tjerë. Dikur nuk ishe e pranuar që këngëtaret të krijojnë këngë, por disa e bënin, unë po kështu. Një këngë krejtësisht prej autori është “Mjeshtri Manoll” të cilën unë e incizova në Radion Kombëtare Bullgare, ndërsa më vonë Nikollaj Kaufman e përpunoi për “Misterin e Zërave Bullgarë” nën emrin “Nusja e murosur”. Si dhe kënga e korrjeve “Mesdita është o vëlla” me të cilën unë fitova çmimin e parë në Konkursin e Radios në Bratislavë. Ka dhe të tjera.”
“Sa shumë djem e vajza të talentuar ka në Bullgari, jam shumë e çuditur. Bashkë me disa këngëtare nga “Misteri i Zërave Bullgarë”, Daniell Spasov, Milen Ivanov, të bashkuar rreth Fondacionit “Zërat e Traditës”, vendosëm t’ia transmetojmë përvojën tonë të rinjve. Unë tani po e vlerësoj se çfarë lumturi e madhe ka qenë gjatë gjithë jetës sime të këndoj këngët popullore bullgare. Unë jam shumë mirënjohëse dhe përkulem në shenjë nderimi përpara gjeniut krijues të popullit tonë”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..
Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..
U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..
Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e..