Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fshati i festivaleve Stoletovo - midis ditëve të javës dhe festave

4
Foto: arkiv

Kthimi drejt fshatit asnjëherë nuk ka qenë kaq gjë e lehtë tek ne, si në kohën e krizës dhe të pandemisë, si ajo e tanishme. Njeriu kështu është i strukturuar, përveç komoditetit të teknologjive moderne, ai ka nevojë prej një qetësie dhe afërsie me tokën dhe natyrën. 

Një vend i tillë për një jetesë të mirë është Stoletovo - një vendbanim në zonën e Karllovos. Ai është i shquar jo vetëm për faktin se  është i vetmi i emëruar me emrin e një gjenerali nga Lufta Çlirimtare Ruso-Turke - Nikollaj Stoletov, por dhe për zhvillimin e një festivali të madh folklorik në fillim të verës. Gjendet midis Sredna Gora dhe Stara Pllanina, kurse përreth rrjedh lumi Strjama. Në tokën e tij rritet grurë, thekër, misër, elb, trëndafila, livandë, dhe deri përpara disa vjetëve në çdo një oborr ka pasur kafshë të shumta.

Monumenti i gjeneralit Nikollaj Stoletov në qendër të fshatit

Pasuria e Stoletovos me siguri që janë njerëzit, këtu çdo gjë bëhet në emër të fëmijëve dhe të rinjve. Për ta është ndërtuar një kënd fëmijësh, një park i bukur, mirëmbahen dhe sallat në Shtëpinë e Kulturës.


Në një godinë të madhe në shesh gjenden që të gjitha institucionet - këtu është selia e kryetarit të bashkisë, ka dhe një sallon të madh me skenë dhe 238 vende, bibliotekë dhe disa vende me përmasa më të vogla për klubet amatore dhe të kënduarit. Çdo gjë është rinovuar, e renditur me vëmendje dhe e mirëmbajtur me paratë e dhurimit gjatë tre vjetëve të fundit.

Mirosllav Kolev

“Kur punojmë dorë pas dore me institucionet, çdo gjë ecën shpejt dhe mirë” - sqaron kryetari i ri i bashkisë Mirosllav Kolev. Vetë ai është kthyer nga qyteti në fshatin e tij të lindjes Stoletovo gjatë vitit 2018, që të marrë postin dhe të punojë në dobi të njerëzve. Dhe sukseset janë të dukshme, kurse tani - pas një viti ndërprerjeje  -njerëzit me padurim presin që më 26 dhe 27 qershor të mirëpresin miqtë, të ardhur për festivalin folklorik:

“Le të ruajmë traditat tona bullgare dhe folklorin” - kjo është motoja e festivalit, të cilin e organizojmë prej 13 vjetëve. “Stoletovo këndon dhe vallëzon”. Këtu vijnë adhurues të shumtë të muzikës folklorike, të këngëve dhe valleve nga regjioni dhe vendi. Në vitet e mëparshme kanë ardhur mbi 60 grupe, si dhe akoma shumë këngëtarë individualë - numri i pjesëmarrësve i ka tejkaluar 1000 vetat.


Mbase tani do të vijnë më pak njerëz, sepse akoma ka një frikë nga grumbullimi i njerëzve dhe nga udhëtimet, por të jenë dhe më pak, festival përsëri do të ketë.”

Një shkollë vepruese në Stoletovo nuk ka, por këtu vjen roli i vatrës vendase të kulturës, e cila dhe në vitin e vështirë, siç qe viti 2020, ka vazhduar të bashkojë dhe të motivojë  komunitetin lokal:


“E mira është se ka shumë njerëz të rinj, por ka dhe shumë fëmijë, për të cilët organizojmë festa të posaçme në sheshin e fëmijëve në fshat. Të rinjtë marrin pjesë me një punë vullnetare në punishten tonë, të quajtur “Peshqesh për ty”. Dua që në këtë mënyrë të mund të përfshijmë çdo një në ndonjë farë veprimtarie, por dhe të zgjojmë një interes ndaj grupeve amatore, që të mund të transmetojmë disi traditën. Zanatet tona të vjetra por kështu janë duke u zhdukur, kemi një mjeshtër të punimit të fuçive, i cili është shumë i kërkuar për pjesëmarrje në ekspozitat e artizanatit, ka dhe një mjeshtër rrobaqepës, i cili gjithmonë është gati të tregojë sesi ka ngjarë atelieja e rrobaqepësisë përpara dekadave të tëra.”


Mënyra moderne e jetës padyshim që hyn dhe në fshat, por në Stletovo duket respekti ndaj së kaluarës dhe traditës.

Foto: Gergana Mançeva dhe arkiv

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Në Aksakovo u krijua grupi i parë i vajzave - gajdexhinj në Bullgari

Në qytetin Aksakovo, rajoni i Varnës, u krijua grupi i parë bullgar i gajdexhinjve vetëm me vajza. Këtë e bëri të ditur Nikolla Georgiev, drejtues i Shkollës së Gajdexhinjve “Trakia”, pranë së cilës u formua grupi. Ivelina, sijana, Sara, Kalina,..

botuar më 24-07-24 10.37.PD

Ribarica pret një festival folklorik

Njohësit e folklorit bullgar u mblodhën në fundjavat e 20 dhe 21 korrikut në fshatin Teteven të Ribaricës për Festivalin e Tretë Kombëtar dhe edicionin e gjashtëmbëdhjetë të "Festivalit të zakoneve popullore dhe kostumit autentik" në zonën e..

botuar më 24-07-21 8.50.PD
Dimka Vlladimirova

Këngëtarja e muzikës popullore Dimka Vlladimirova u largua nga ne

Ajo ka lindur më 28 korrik 1935 në fshatin Bistrec të Stranxhës në Bullgarinë Verilindore. Në moshën 17-vjeçare mori pjesë në një konkurs në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore në Sofje, ku u miratua për korin “Filip Kutev”...

botuar më 24-07-12 3.36.MD