Reketa e parë e Bullgarisë në tenisin e grave, Cvetana Pironkova, mundi Naiktha Bains të Britanisë me 6-1, 6-2 pas 54 minutash lojë. Kështu bullgarja u kklasifikua në raundin e fundit të kualifikimeve të Wimbledon.
Cveti përfundoi me 11 goditje fituese kundër 9 gabimeve të paprovokuara dhe i siguroi vetes 30 pikë për renditjen botërore, ku është në vendin e 103-të. Në raundin tjetër ajo do të konkurrojë me fituesen e ndeshjes midis Varvara Flink (Rusi) dhe Ana Konjuh (Kroaci).
Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..
Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..
Tenistja më e mirë bullgare Viktoria Tomova fitoi raundin e parë të turneut të tenisit WTA 1000 në Pekin me një fond çmimesh prej afro 9 milionë euro. Ajo mundi Lesja Curenko nga Ukraina me 6:3, 6:3. Kundërshtarja e radhës e bullgares, e cila është e..