Cilët jemi duke udhëtuar në ditët tona të përditshme? Si ndryshon gjendja jonë emocionuese? A ka një gjendje transit të mendjes? Këto janë pjesë e pyetjeve të cilat ia drejton vetes fotografi Deljan Vëllçev në fotoekspozitën e tij debutuese “In Transit”. Kurse përgjigjet sikurse janë të ngulitura në vet imazhet, të cilat janë treguar në Galerinë Artistike të Qytetit “Boris Georgiev” në Varnë.
Deljani është njeri i cili e njeh gjendjen e tranzisionit. Ai ka lindur përpara 36 vjetëve në qytetin Ruse, rritet në qytetin Varna, kurse kur është vetëm 15 vjeç, niset bashkë me prindërit e tij për të jetuar në Nju Jork. Aty ai përfundon arsimin e mesëm, merr diplomën baçelor në fushën e arteve dhe mbaron specialitetin "Projektim Grafik”. Që nga viti 2013 e deri më sot është fotograf i lirë dhe disa vjet merret me mësimdhënie.
Fotografitë të cilat i prezanton në Varnë janë rezultat i një fotografimi për vite me radhë në Metronë e Nju Jorkut - vendin, në të cilin njëri afër tjetrit, në sedilet e afërta ose përballë mund të shikoni një ndërmjetës nga Wall Street dhe imigrant nga Meksika për shembull.
“Fillova të fotografoj në metro gjatë vitit 2014-pa një koncept, por vazhdimisht. Dhe një vit më vonë, në procesin e xhirimit dhe të meditimit, munda të formoj konceptin tim për ekspozitën e tanishme. Projekti fokusohet mbi idenë për kohën transite. Kjo është periudha, të cilën njujorkezët e kalojnë në metro, në një kalim nga njëra pjesë e kohës së tyre të përditshme drejt një pjese tjetër. Dhe në këtë tranzicion ata kalojnë nga një gjendje emocionale dhe psikike në një tjetër të tillë. Për shembull nga problemet në shtëpi, ata shkojnë në një biznes takim ose zhyten në rutinën e punës. “E pikërisht pritja dhe udhëtimi në metro është një gjendje ndërmjetëse psikologjike, e cila është në mesin e projektit tim. Duke udhëtuar në metro njerëzit qetësohen dhe e lëshojnë veten për pak dhe në këtë segment nga “pa kohësia” ata zbulojnë veten e tyre”- sqaron fotografi përpara Radio Bullgarisë.
Fotografitë janë bërë që nga viti 2014 deri në fillimin e pandemisë. Metroja e Nju Jorkut është një qendër përmbledhëse e qytetit, sepse mbase rreth 90% nga qytetarët udhëtojnë me të. Prandaj mund të themi pa tepruar se ekspozita “In Transit” prezanton një portret të banuesve të qytetit.
“Këto janë rreth 30 fotografi. Disa prej tyre janë portrete në një plan të afërt, kurse disa të tjera janë skena më përgjithësuese nga platformat ose vagonët. Që të gjithë kanë fytyra mbi to, njerëz, kështu që mund t’i përcaktojmë si portrete.”
Tjetërsimi ynë sot është një temë dytësore në projekt. “Kur ti fotografon fotografinë rrugore, është e pashmangshme të mos të kapen disa nga temat kryesore në jetën shoqërore dhe publike, të cilat janë dalluese për kohën e vet. Po, tjetërsimi, largimi është diçka e natyrshme në qytetin e madh me siguri - të paktën sipas meje - telefonat, teknologjitë e reja e forcojnë këtë largësim “, thotë Deljan Vëllçev.
Fotografitë mund të shikohen në Galerinë e Qytetit të Varnës deri më 6 korrik. Deljan Vëllçev ka dëshirë që ekspozita “In Transit” shumë shpejt të tregohet dhe në shtëpinë e tij të dytë Nju Jork, por dhe në qytete të tjera të Bullgarisë. “Shpresoj që njerëzit të reagojnë në mënyrë emocionale, pasi të shikojnë fotografitë, të mund të ndiejnë ekspozitën” - thotë ai.
Foto: Deljan Vëllçev
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..
Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..
Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...