Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pandemia dhe thatësira ulën çmimin e tokës së punueshme

Foto: BGNES

Çmimi i tokës bujqësore dhe qiraja prej saj po bie për herë të parë pas një rritjeje 8-vjeçare, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave.

Në vitin 2020, për shkak të pandemisë, çmimi mesatar për një dynym të tokës së punueshme në Bullgari ishte 533 euro, ndërsa një vit më parë kushtonte 538 euro. 7 vjet më parë një dynym shitej për 362 euro. Këto janë çmime pa TVSH-në dhe tarifat noteriale.

Në vitin 2020 në Dobruxha, toka më pjellore bullgare, i ashtuquajturi “çernozem”/”toka e zezë”/ shitej për 752 euro për një dynym.

Çmimi i qirasë gjithashtu ra me 6.1% nga 25 në 23.5 euro mesatarisht për një dynym.

Toka bujqësore është më e lirë në lindje dhe më e shtrenjtë në veriperëndim


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Monumenti i Vasill Levskit në Sofje

Në ceremoni të ndryshme përkujtimore nderojmë heroin tonë kombëtar Vasill Levski

Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00. Qytetarët do të kenë qasje në zonën e..

botuar më 25-02-19 5.10.PD

Parashikimi i motit për 19 shkurtin 2025

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..

botuar më 25-02-18 7.35.MD

Presidenti Rumen Radev: Përdorimi i drogës nga të rinjtë rrezikon kombin tonë

Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...

botuar më 25-02-18 6.03.MD