Prefekti i Smoljanit njoftoi se në rrethin e tij, në disa nga vendbanimet, ka presion të paparë deri tani mbi qytetarin e zakonshëm bullgar në lidhje me zgjedhjet e ardhshme të parakohshme. Kjo u njoftua nga Zëvendës Kryeministri dhe Ministër i Brendshëm Bojko Rashkov në Këshillin e Ministrave.
Gjithçka përdoret për presion - nëse dikush shkon për të blerë dru nga pylltaria, për shembull, vazhdoi Rashkov. Ai tha se janë identifikuar persona që kanë krijuar një organizatë për blerje votash më 11 korrik, kur do të zhvillohet zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Bullgari, dhe do të ndërmerren masat e domosdoshme ligjore ndaj këtyre personave. Të gjithë ata që merren me këtë veprimtari duhet të dinë se ne nuk do të jemi indiferentë, ishte kategorik Rashkov.
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..
Bashkimi Evropian duhet të mbetet i bashkuar dhe i parashikueshëm në mbështetjen e tij të përgjithshme për Ukrainën. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar. Vlerat e termometrit në shumicën e vendeve do të jenë negative. Para mesditës do të ketë..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..