"Ka interes si nga komuniteti shkencor, ashtu dhe nga biznesi - tha Simeon Stojanov, menaxher për zhvillimin e biznesit të superkompjuterit. - Super kompjuteri ynë financohet pjesërisht nga EuroHPC. Prandaj, një pjesë e kapacitetit të këtij kompjuteri - rreth 35%, do të shpenzohet për detyra pan-evropiane. Pjesa e mbetur prej 65% mbetet për përdorim në Bullgari ose nga kompani ose konsorciume që ne do të tërheqim. Për ne është me rëndësi të madhe që ta përdorim këtë kompjuter për të trajnuar stafin e ardhshëm i cili do të punojë me këta kompjuterë të teknologjisë së lartë ". Është e rëndësishme të dini se informacioni nga funksionimi i super kompjuterit do të jetë publikisht i disponueshëm për secilin që është i interesuar. Dhe nëse Bullgaria dëshiron të jetë në mesin e vendeve anëtare të BE-së që zhvillojnë produkte me vlerë të lartë të shtuar, është e nevojshme që ajo të investojë në teknologji të tilla."
"Këto janë teknologjitë e ardhshme me vlerën më të lartë të shtuar - shpjegoi Simeon Stojanov në një intervistë për BNR. - Ju e shihni se mënyrat në të cilat bëhet biznes në të gjithë botën kanë ndryshuar në mënyrë drastike. Mund të dalë se një investim i tillë është shumë më i rëndësishëm sesa ai në një termocentral bërthamor. Ky është një objekt strategjik që është me rëndësi për të ardhmen e vendit tonë dhe zhvillimin e të rinjve.”
Si një pjesë gjithnjë e më e rëndësishme e epokës digjitale në të cilën po jetojmë, super kompjuterët do të jenë një fushë në të cilën do të investohen gjithnjë e më shumë mjete në periudhën 2021-2027. Përveç kësaj, pikërisht ky segment i ekonomisë së BE-së ka potencialin për ta ndihmuar Bashkimin që të rimëkëmbet nga pandemia. Përpjekjet që Bullgaria të bëhet një nga vendet anëtare të BE-së me një super kompjuter të tillë vazhduan disa vjet.
Megjithë përparësitë e padiskutueshme që super kompjuteri i jep vendit tonë, ne nuk duhet të nënvlerësojmë efektin e punës së tij mbi mjedis. Që të funksionojnë plotësisht të gjitha sistemet kompjuterike, me ngarkesën më të lartë, harxhohet rreth 1 MW / orë energji elektrike. Nëse ia shtojmë asaj energjinë e përdorur nga biznesi i angazhuar në transmetimin dhe ruajtjen e të dhënave, mund të themi se harxhohet një sasi e madhe energjie. Sidoqoftë, epoka e teknologjisë së informacionit nuk na lejon ta kufizojmë, pasi dita-ditës bëhemi gjithnjë e më të varur prej tyre.
Përpiloi: Joan Kolev /mbi intervistën e Dobromir Videvit, BNR – "Horizont"
Foto: sofiatech.bg, Dobromir Videv
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT). Kontrata pritet të shpallet deri në fund të vitit 2024. “Lukoil” i dërgoi tashmë një letër presidentit..
Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative. Rreth 430 000 njerëz në vend marrin pagën minimale. Ka dy arsye për..
Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..