Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

No more – hiti i ri i këngëtares Poli Genova

Foto: Facebook /Poli Genova

Poli Genova, një nga këngëtaret më të suksesshme të muzikës pop bullgare, prezantoi këngën e saj më të re No more. Interpretuesja e hiteve “Në inat”, “Ditë të kripura”, If Love Was a Crime etj., e lidhim me vendin prestigjioz të katërt të cilën ajo e fitoi në Konkursin e Evrovizionit në vitin 2016. Një vit më parë ajo ishte drejtuese e Evrovizionit të Fëmijëve që u zbulua në Bullgari dhe kështu fitoi popullaritet ndër fansat e konkursit në të gjithë botën.

Në këngën e re No more Poli Genova tregon historinë e vet të dashurisë. Kënga është në stilin disko-fënk dhe iu përgjigjet tendencave më të reja të skenës muzikore botërore. No more u krijua nga ekipi i cili qëndron prapa hiteve të këngëtares Last Night dhe How  we end up, që pushtuan top klasifikimet vendëse dhe të huaja. Autor i muzikës është kompozitori i njohur dhe producent naBBoo dheR&Bdhe pop interpretuesjaRomy Dya, e njohur për publikun me këngën So Far Awaynë bashkëpunim me David Guetta и Martin Garrix. Pjesëmarrës kryesor në videon e këngës është miku i Poli – Xhouzef, i cili debuton para kamerës. Regjisor i videos është Pavllin Ivanov më i njohur si Bashmotion.


“Ky është një projekt shumë personal dhe i veçantë për mua. Shpresoj që historia që tregojmë të frymëzojë të gjithë të rizbulojnë lirinë e tyre dhe të kujtojmë të vlerësojmë të dashurit tanë, duke shijuar momentet e vogla me ta. Ifalënderoj ekipit të mrekullueshëm që qëndron prapa No More. Shpresoj që kënga të sjellë emocione të mrekullueshme verore për të gjithë“, tha Poli Genova.

Kënga No More është vetëm një nga surprizat e shumta që këngëtarja po përgatit për koncertin e saj të parë solo më 30 korrik në Teatrin Antik në qytetin Plovdiv. Shfaqja mban emrin simbolik „#1“ dhe do t’i ofrojë publikut një shou unike.



Redaktore: Allbena Bezovska

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Asnjë moment"

Dy artistë të gjeneratave të ndryshme, por me një vizion të ngjashëm muzikor, takohen në një duet – këta janë Grafa dhe Dara Ekimova, dhe kënga e tyre e përbashkët është “Asnjë moment”. Grafa krijoi ritmin dhe një pjesë të melodisë ndërsa..

botuar më 25-02-24 6.10.PD

"Trillimi"

Valeria Stojanova është ende studente në Shkollën Kombëtare të Muzikës në Sofje, por pavarësisht moshës së saj të re, ajo tashmë ka një përvojë solide skenike përkrah interpretuesve të njohur. E rritur në një familje muzikantësh, Valeria..

botuar më 25-02-21 6.30.PD

"Punëtori i zellshëm" – kënga më e re e Papi Hans

Pas një serie këngësh balada, Papi Hans prezanton këngën "Punëtori i zellshëm" - një këngë befasuese në albumin e tij "Ngjyrat e Ylberit". Tingulli dhe ritmi janë të viteve tetëdhjetë, dhe në videon e këngës shohim edhe aftësitë mbresëlënëse të..

botuar më 25-02-20 6.35.PD