Kombëtarja bullgare e volejbollit për femra mposhti Kroacinë me 3:1 në finalen e Ligës së Artë Evropiane në Ruse. Kështu, bullgaret fituan titullin në Ligë për herë të dytë pas vitit 2018 dhe u klasifikuan në turneun Challenge në vitin 2022, i cili do të jetë një kualifikim për hyrjen në Ligën e Kombeve në vitin 2023.
Në finale, vajzat e Ivan Petkovit mundën Kroacinë me 22:25, 25:22, 25:17 dhe 25:20. Volejbollistja që shënoi më shumë pikë për Bullgarinë ishte Emilia Dimitrova - 19 pikë, Elica Vasileva shtoi 15 pikë për suksesin. Jana Todorova u emërua lojtarja më e dobishme në edicionin e këtij viti të Ligës së Artë Evropiane.
Në ndeshjen për vendin e tretë Spanja fitoi vështirë me 3: 2 kundër skuadrës çeke.
Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..
Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..
Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..