Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në gjysmën e Bullgarisë nuk ka raste të reja të Covid-19

Foto: BGNES

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 27 raste të reja të koronavirusit në vend, ose 0.7 për qind e 4 100 testeve të kryera, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Në 15 rrethe të vendit nuk ka asnjë rast të ri të koronavirusit. Në Sofje të infektuarit janë 11, në Varna - 3, në Veliko Tërnovo dhe në qarkun e Sofjes – nga dy. Janë regjistruar 10 226 pacientë aktivë. Ka 1 745 pacientë të shtruar në spital. 207 persona trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv. Një person ka vdekur me koronavirus të konfirmuar.

Janë kuruar 7 veta. Vetëm 3 134 veta janë vaksinuar ditën e diel, megjithë qendrat e hapura të imunizimit. Numri i përgjithshëm i dozave të injektuara tejkaloi 1 660 1755. 749 000 njerëz janë imunizuar plotësisht.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mjeshtri italian i kuzhinës Daniele Priori

Një mjeshtër kuzhinier nga Italia dhe të rinj me aftësi të kufizuara intelektuale do të gatuajnë së bashku një drekë italiane

Mjeshtri italian i kuzhinës Daniele Priori së bashku me 10 të rinj me aftësi të kufizuara intelektuale do të përgatisin një drekë italiane në Qendrën Ditore “Bota” të Fondacionit “Bota e Marisë”. Priori dhe të rinjtë do të gatuajnë makarona "AUMM -..

botuar më 24-11-21 5.25.PD

Parashikimi i motit për 21 nëntorin

Gjatë natës dhe të enjten një front i ftohtë atmosferik do të kalojë në vend nga veriperëndimi. Në shumë vende në rajonet perëndimore dhe në Fushën e Danubit do të bien reshje shiu, të cilat shpejt do të kalojnë në borë në zonat e larta të Bullgarisë..

botuar më 24-11-20 7.35.MD

56% e bullgarëve duan që parlamenti të zgjedhë një kabinet, qoftë edhe me çmimin e kompromiseve

56% e bullgarëve preferojnë që Legjislatura e re e 51-të të Kuvendit Popullor të formojë një qeveri, edhe nëse kjo është me çmimin e kompromiseve. Këtë e tregon një sondazh përfaqësues kombëtar i kryer nga Agjencia Sociologjike “Gallup International”..

botuar më 24-11-20 6.39.MD