Në lidhje me përvjetorin e 85-të nga transmetimet e para të Radios Kombëtare Bullgare për jashtë shtetit pasardhësi i tyre - Radio Bullgaria, startoi një lojë me pyetje për kulturën dhe historinë bullgare.
Në edicionin e dytë ju pyetëm: Cilat nga objektet kulturore janë në listën e UNESKO-s?
Rezultatet e përmbledhura nga dhjetë versionet gjuhësore të Radio Bullgarisë tregojnë se më të njohurit janë Manastiri i Rilës dhe qyteti i vjetër Nesebër. Këto janë dy prej destinacioneve më të njohura për turizëm kulturor në vendin tonë.
Kisha e Bojanës, e cila gjithashtu është objekt nën egjidën e UNESKO-s radhitet në vendin e tretë për nga popullariteti ndër auditorin tonë internet.
Më pak vota dhe me bazë morën Perperikon dhe Herakleja Sintika. Këto dy objekte nuk janë pjesë e Listës së UNESKO-s, por ka ka të ngjarë që për shkak të popullaritetit të fituar vitet e fundit u përfshinë nga disa pjesëmarrës në përgjigjet e tyre të anketës sonë.
Më shumë për monumentet kulturore të Bullgarisë që janë në Listën e Trashëgimisë Kulturore dhe Natyrore Botërore mund të lexoni KËTU.
Duke ju falënderuar nga zemra për pjesëmarrjen tuaj, ju ftojmë të merrni pjesë në kuizin tonë të ardhshëm, i cili së shpejti do të shfaqet në sajtin e Radio Bullgarisë!
Përpilues: Krasimir Martinov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Shoqëri do t’ju tregojmë për shoqatën e re bullgare të hapur në Shqipëri “Shoqata për identitet bullgar” me kryetar Besim Muça. Në rubrikën Kënga e ditës do të..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kulturë do t’ju tregojmë për ceremoninë e ndarjes së çmimit “Bullgarja e vitit - 2023” të organizuar nga Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit. Në rubrikën..
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Pas kësaj do t’ju flasim për Shën Patriarkun Evtimij të cilin e nderojmë më 22 tetor si mbrojtës të mbarë popullit bullgar. Në minutat për muzikë do të dëgjoni një ekzekutim..