Sipas një sondazhi të Agjencisë “Mediana”, kryer me fondet e veta, parlamenti i ardhshëm do të përbëhet nga 7 forca politike. 24 për qind e votuesve do të votonin për “Ka një popull të tillë”, ish-sundimtarët nga GERB do të ishin të dytët me 21.4 për qind, “BSP për Bullgarinë” mban vendin e tretë me 21.3 për qind dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë do të ishte forca e katërt me 11.2 për qind. Pas tyre do të radhiteshin “Bullgaria Demokratike” me 7.2 për qind dhe “Ngrihu! Kriminelët jashtë!” me 6.9 për qind. “Patriotët Bullgarë - VMRO, Volja dhe Fronti Kombëtar për Shpëtimin e Bullgariës (NFSB)”, të cilat deri më tani ranë nën vijën për hyrjen në parlament, do të fitonin 5.1 për qind.
Agjencia parashikon aktivitet të rritur në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pavarësisht nga sezoni i verës. Një nga konkluzionet e sondazhit është se qeveria e përkohshme “në tërësi” merr vlerësime kryesisht pozitive, të cilët janë në kontrast të plotë me vlerësimet e kabinetit të mëparshëm.
Ministri bullgar i punëve të jashtme Georg Georgiev bisedoi me sekretarin amerikan të shtetit Marco Rubio. Të dy u takuan në kuadër të takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel. Georgiev dhe Rubio diskutuan për partneritetin..
Presidenti Rumen Radev priti me një ceremoni zyrtare në sheshin “Shën Aleksandër Nevski” në Sofje, Mbretin Abdullah II të Jordanisë, i cili me ftesë të kreut të shtetit bullgar ndodhet për vizitë zyrtare në Bullgari, njoftoi BTA. Pas kësaj, Rumen..
Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, koalicioni GERB-SDS do të merrte 23.1% të votave, “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB) - 14.8%, DPS-Fillimi i Ri i Deljan Peevski - 11%, BSP - E Majta e Bashkuar - 6%, “Ka një popull të tillë”..
Për sezonin turistik 2025 në bregun bullgar të Detit të Zi, punëtorët më të kërkuar janë ata që dëshirojnë të punojnë si shërbyese (76%), të ndjekur..
Dhurimi i organeve miratohet nga 62% e bullgarëve, 18% nuk e miratojnë dhe 20% nuk mund të gjykojnë. Këtë e tregojnë të dhënat e paraqitura në një..