Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vaksinimi mbetet prapa në institucionet sociale

Foto: BGNES

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Stojço Kacarov, kërkoi informacion të besueshëm në lidhje me numrin e banorëve dhe punonjësve të vaksinuar në shtëpitë sociale për shkak të shpërthimeve të vazhdueshme të Covid-19 në këto institucione, njoftoi qendra e shtypit e Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas Ministrit, mbulimi i vaksinimit në shtëpitë sociale është i ulët - vetëm rreth 7000 njerëz nga stafi dhe 10 000 përdorues të shërbimeve sociale kanë marrë dozën e parë të vaksinës. Stojço Kacarov u rekomandon Inspektorateve Rajonale të Shëndetësisë të kontrollojnë respektimin e masave anti-epidemike në shtëpitë sociale.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një qytet Krishtlindjesh hapet në Sofje

Sofia Christmas Fest do të hapet sonte në parkun përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në zemër të Sofjes. Edicioni i tretë i festivalit fillon në orën 18:30. me një program të pasur dhe atraksione. Kënaqësi të ndryshme të kuzhinës, pije të nxehta..

botuar më 24-11-22 4.41.MD

Qarkullimi drejt pikës kufitare me Turqinë “Kapitan Andreevo” është normalizuar

Tashmë është normalizuar qarkullimi i kamionëve përgjatë autostradës “Marica” deri në pikën “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë. “Që nga mëngjesi i sotëm nuk ka më radhë kamionësh që qëndrojnë në rrugë dhe presin të kalojnë kufirin”, siguroi në një..

rinovuar më 24-11-22 4.16.MD

Përpjekja e pestë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor dështoi

Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija Kiselova nga "BSP-E majta e bashkuar", Petër Petrov nga "Vëzrazhdane", Raja Nazarjan nga GERB dhe Sillvi..

botuar më 24-11-22 3.18.MD