Do të ketë më shumë se një makinë votimi në më shumë se 700 vendvotime në zgjedhjet parlamentare të 11 korrikut, tha para bTV Rosica Mateva, nënkryetare dhe zëdhënëse e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ).
“Nëse do të mbetemi me 9600 makina, ne do të organizojmë zgjedhjet me to, por ne kemi premtimin dhe jemi në bisedime me prodhuesit nga “Smartmatik”. Makineri dhe që do të transportohen në Bullgari, "shtoi Mateva.
Në Holandë ka 672 makina të prodhuara dhe premtuan se deri më 16 qershor mund të prodhohen në Tajvan edhe 800 makina të tjerë dhe të gjithë ato të transportohen deri në Bullgari”, shtoi Mateva. Ajo vuri në dukje, se aktualisht po zhvillohen bisedime se si do të realizohet transporti dhe prej kujt. Në Bullgari nuk do të ketë makina në 9400 seksione, ndërsa jashtë shtetit në 242 seksione, saktësoi ajo.
Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se nëse zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor, do të mund të shqyrtohet buxheti i shtetit dhe..
Afati për të penguar mundësinë që Borisllav Sarafov të marrë postin e kryeprokurorit skadon, si dhe për votimin e buxhetit, tha për BNT Ivajllo Mirçev nga "Bullgaria Demokratike". Ai theksoi se partia do të veprojë me përgjegjësi ndaj votuesve..
Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje,..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..