Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekaterina Zaharieva u miratua si Komisionere Evropiane

Foto: PE

Pas më shumë se tre orësh seancë dëgjimore në Parlamentin Evropian, u miratua kandidatura bullgare e Ekaterina Zaharieva për komisionere evropiane.Ajo do të jetë në krye të departamentit “Startups, kërkime dhe inovacion”.Pas seancës dëgjimore në Parlamentin Evropian, Zaharieva deklaroi se ajo ishte e organizuar në mënyrë të ndershme.

“Unë mbështes ndarjen e më shumë fondeve në fushën e inovacioneve të mbrojtjes” – kështu iu përgjigj një pyetjeje kandidatja bullgare për Komisionere Evropiane për Startups, Kërkimи dhe Inovacion Ekaterina Zaharieva gjatë seancës dëgjimore në Parlamentin Evropian.E pyetur nga eurodeputeti bullgar Petмr Voвlgin, Zaharieva theksoi: “Këtë luftë nuk e filloi Evropa, e nisi Rusia.Ukraina po lufton për sigurinë tonë”.

Kemi 2 mln.njerëz inteligjentë që e bëjnë Evropën forcë në fushën e kërkimеve globale, theksoi Zaharieva.Nëse konfirmohet, ajo tregoi si prioritetet të saj një plan veprimi për gratë në inovacion, start-ups dhe shkencë, promovimin e inteligjencës artificiale në shkencë, krijimin e një Këshilli Kërkimor të Inteligjencës Artificiale dhe pret të arrijë 3% të PBB-së së BE-së për inovacionin dhe kërkimin




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 16 prillin

Të mërkurën temperatura minimale do të lëvizë nga 5 deri në 10°. Në Sofje do të jetë rreth 7°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Para mesditës në rajonet lindore do të ketë ende vranësira. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga..

botuar më 25-04-15 7.40.MD

DPS-DPS vendos nëse do të vazhdojë të mbështesë qeverinë

Udhëheqja operative e DPS-DPS u mblodh për të vendosur nëse do të vazhdonte mbështetjen e saj për qeverinë. Kjo ndodh një ditë para diskutimit të votës së dytë të mosbesimit ndaj kabinetit Zheljazkov mbi temën e korrupsionit. Para takimit, deputetja..

botuar më 25-04-15 6.48.MD
Sheshi i Centralit

Bullgaria hoqi dorë nga shitja e reaktorëve të Centralit Atomik “Belene”

Reaktorët për projektin e parealizuar për një central të dytë bërthamor bullgar - "Belene" - nuk do të shiten. Kjo u njoftua për gazetarët nga zëvendëskryeministri dhe kryetar i Partisë Socialiste Bullgare (BSP) Atanas Zafirov. Ai tha se zhvilloi..

botuar më 25-04-15 3.37.MD