Si shprehen emocione me lapsa me ngjyra? Këtë do tua thotë më mirë piktori spanjoll Paco Martin. Lapsat me ngjyra janë mënyra e tij shprehëse dhe ai me kënaqësi eksperimenton me forma, vëllime, tekstura dhe përbërje, që të mundohet të rikrijojë harmoninë midis sendeve të vogla nga ditët tona të përditshme. Paco Martin u transmeton teknikën e pikturimit me lapsa me ngjyra njerëzve nga vende të ndryshme të cilët duan të njihen me të , kurse Bullgaria është një nga katër stacionet e tij të shpeshta në këto udhëtime. Së fundi, piktori organizoi së bashku me Institutin Servantes një seminar krijues në Sofje me pjesëmarrjen e fëmijëve nga 7 deri në 12 vjeç.
Në një intervistë për redaksinë spanjolle të “Radio Bullgarisë” Paco Martin sqaroi sesi është arritur deri në këtë seminar krijues “Arti me lapsa me ngjyra”:
“Unë shpesh vij në Bullgari, që të organizoj atelie krijuese dhe të zhvillojë mësime private. Një shok më propozoi të lidhem me Institutin Servantes, që ku mu përgjigjën se kanë interes ndaj punës sime. Donim që ta organizojmë këtë atelie përpara një viti, por për shkak të pandemisë nga Covid-19 nuk ishte e mundur. Por ja që tanimë i kemi kushtet për këtë. Dhe unë jam shumë i kënaqur.”
Paco Martin thotë se ka organizuar seminare të ngjashme në Spanjë dhe në Britaninë e Madhe, por jo me fëmijë kaq të vegjël, si tek ne. Pohon se puna me ta i ka sjellë një gëzim të madh dhe kënaqësi. Piktori shprehu dhe një pjesë nga specifika e punës së tij.
“Teknika, mbi të cilën po punoj është pikturim me lapsa me ngjyra. Kjo tingëllon pak jo serioze, fëmijërore, sikurse është diçka kryesisht për fëmijët e vegjël. Por, me lapsat me ngjyra mund të arrihen krijime të shkëlqyera dhe krejtësisht realiste. Sepse lapsi lejon që të pikturohet me një saktësi shumë të madhe. Akoma si fëmijë më pëlqente shumë që të pikturoja me lapsa dhe pavarësisht se kam përdorur dhe pastel dhe bojëra vaji, gjithmonë kam preferuar lapsat. Tanimë 8 ose 9 vjet i jam përkushtuar kësaj pune.”
Paco Martin nuk ka një arsim profesional, pavarësisht se ka mësuar në Akademinë e Arteve të Bukura. Për nga profesioni është mësues, jep mësim në matematikë, fizikë, dhe kimi, por gjatë viteve të fundit i është përkushtuar shumë më tepër pikturimit, sesa mësimdhënies. Dhe ja se çfarë i pëlqen piktorit të rikrijojë me artin e tij dhe a ka një treg për të:
“Më pëlqejnë sendet nga ditët tona të përditshme - ajo e cila quhet një natyrë mort klasik ose natyrë mort modern. Më pëlqen shumë të pikturoj gjëra, të cilat i kam parë në rrugë ose në supermarket. Më pëlqen shumë të nënvizoj të bukurën në to - për shembull, të nxjerr në pah bukurinë e mandarinave, të makinës për bonbone e kështu me radhë. Do të pikturoja çdo gjë - portret, figurë njeriu, peizazh, por më tepër më pëlqejnë sendet dhe detajet. Më pëlqen shumë qelqi, reflektimet dhe format. Dhe, mendoj se, ka treg për këtë art. Kam shitur mjaft krijime. Mbase, tregu anglo-sakson është më i hapur për to, si dhe ai në Shtetet e Bashkuara dhe në Australi, ku kam shitur më shumë vepra, si dhe në Spanjë. Por, është me rëndësi që teknika të njihet. Një nga misionet të cilat i kam vënë vetes është ta shpërndaj sa më shumë që të jetë e mundur. Kështu njerëzit do ta njohin dhe do ta vlerësojnë. Dhe nëse një krijim realist i pikturuar me lapsa është i bërë mirë është vështirë të dallohet nga të tilla me bojëra vaji ose me pastele”.
Një nga pjesëmarrësit më të vegjël në atelienë krijuese të Paco Martinit në Sofje është Moni i cili ndau përpara “Radio Bullgarisë” përshtypjet e tij kështu:
“Unë mësova shumë teknika të reja për pikturim dhe kjo ishte shumë interesante. Zgjodha që të pikturoj një pikturë me qershi. Më e vështira qe që të arrij reflektimin e dritës mbi qershitë, si dhe të mund të ruaj formën e tyre. Në të ardhmen dua që të mësoj më shumë gjëra për pikturimin.”
Në fund të ateliesë krijuese, pyetjes nëse do të marrin pjesë dhe gjatë vitit të ardhshëm, fëmijët iu përgjigjën kategorikisht dhe fort “po”! Dhe që të gjithë morën bonbone si dekoratë për punën e mirë të kryer...
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Hristina Taseva, pacomartin.artSi një galerie arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçerajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë Jugore. Fillimi i ndërtimit u dha në vitin 1985 nga babai i Jusein Jusufit dhe një vit më vonë, kur..
Fitues të mëdhenj në edicionin e 28-të të Festivalit të Kinemasë Dokumentare dhe të Animuar Bullgare "Ritoni i Artë" janë filmi i animuar “Një sup i bardhë për një burrë të zi" i regjisorit Henri Kulev dhe filmi dokumentar "Dëshira e Gerit" nga Tonisllav..
Në librin “Bullgaria është kënga ime” Ilija Llukov na shfaqet si një patriot i madh që ka bërë shumë për Bullgarinë”. Kështu e karakterizon këngëtarin popullor që këndoi meloditë më të dashura nga rajoni i Maqedonisë, Galin Georgiev, etnograf dhe një..