Të dhënat për tremujorin e parë të vitit 2021 tregojnë një rritje serioze të vëllimit të transaksioneve në tregun e pasurive të patundshme në Bullgari. Rritja për të gjithë vendin është 17%. Në Varna rritja është 1%, njoftoi BNR Varna. Sipas kryetarit të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, Dobromir Ganev, një nga arsyet kryesore për këtë tendencë pozitive është numri i madh i bullgarëve që kthehen nga jashtë.
"Rreth 37 mijë bashkatdhetarë tanë janë kthyer nga jashtë dhe janë regjistruar me një adresë të përhershme në Bullgari. Ata kthehen në Bullgari me idenë për të blerë një pronë dhe për të jetuar dhe punuar këtu. Rreth 25% janë bullgarë të cilët janë kthyer nga Turqia." , komentoi Dobromir Ganev. Një arsye tjetër e favorshme janë normat e ulëta të interesit për kreditë për strehim.Largimi i shtetasve bullgarë nga Libani, i kryer me dy fluturime drejt Bullgarisë, tashmë duket i vështirë për t'u realizuar, sipas ambasadorit tonë në vend Jasen Tomov. Sipas tij, fluturimi i radhës është i rrezikshëm, prandaj po kërkohen variante..
Bullgaria dhe SHBA do të zgjerojnë Marrëveshjen e Bashkëpunimit Ndërqeveritar për projektin për ndërtimin e një kapaciteti të ri bërthamor në centralin atomik “Kozlloduj” dhe programin bërthamor për qëllime civile. Kjo u diskutua nga ministri në..
Ministri i jashtëm në detyrë Ivan Kondov kryeson delegacionin bullgar për të marrë pjesë në seancën e 45-të të Konferencës së Ministrave të Frankofonisë, e cila do të mbahet më 3 tetor në Paris, njoftoi MPJ. Në forum marrin pjesë ministrat e jashtëm të..
Ka skaduar afati për dorëzimin e kërkesave paraprake për të votuar jashtë vendit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit...
Filloi pjesëmarrja e kontingjentit të dytë të Forcave të Armatosura të Republikës së Bullgarisë për të kryer misionin në kuadër të Komandës Rajonale..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 6°. Temperatura maksimale do të jetë nga 23 deri në 28°, në kryeqytet -..