Bullgaria është një nga 5 shtetet në botë, të cilat do të marrin pjesë në një projekt të UNESKO-s për trajnimin e zonjave të angazhuara në bletari. Programi “Gratë për bletët” nis më 21 qershor në Francë, në territorin e NJË rezervati biologjik në rajonin Bretan, ku është Observatori i Apiologjisë OFA. Qëllimi i iniciativës është jo vetëm për të "ndezur" zonjat për të filluar të merren me bletarinë, por edhe për të mësuar më tepër në lidhje me teorinë dhe praktikën në fusha të ndryshme të tregtisë - që nga kjo sesi të kujdesen për bletët deri tek aktivitetet profesionale me bletoret. Ideja është për të mësuar gratë të jenë menaxhere të një ndërmarrjeje të qëndrueshme dhe të rëndësishme për mjedisin. Përveç kësaj, programi parashikon që deri në vitin 2025 të punohen 2500 koshere, ku të strehohen më shumë se 125 milion bletë në 25 zona të mbrojtura, të ruajtura nën egjidën e UNESKO-s.
“Gratë për bletët” ka dhe një detyrë të rëndësishme sociale - të mund të zgjerohen mundësitë e tyre për një përgatitje profesionale dhe nëpërmjet kësaj rruge të mund t’i sigurojnë vetes një punë stabile dhe të ardhura të mira. Pas përfundimit të kursit pjesëmarrëset do të bëhen anëtare të Rrjetit Ndërkombëtar të Femrave Bletare.
“Bletaria mund të sigurojë të ardhura për banorët e zonave, ku bujqësia është e zhvilluar dobët dhe shpresojmë që nga pala bullgare të paraqiten kandidatura të përshtatshme, të cilat të marrin pjesë në këtë projekt”- thotë inxhinieri Mihaill Mihajllov, Kryetari i Shoqatës të Bletarëve të Bashkuar në Bullgari:
“Më interesantja është se Bullgaria është e zgjedhur dhe kjo është një njohje botërore për bletarinë tonë. Për të gjithë periudhën e trajnimit, i cili është kryesisht në Francë, do të ketë përfaqësues tanë, dhe kursistet do të vijnë edhe në Bullgari. Kemi dërguar letra deri tek Bashkimi i Bletarëve, Shoqata e Bashkuar e Bletarëve dhe organizata të tjera të degëve, që të paraqiten bletarët përkatës, të cilët t’u përgjigjen kushteve dhe denjësisht të prezantojnë Bullgarinë.”
Gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit, për shkak të përdorimit në masë të preparateve kimike në bujqësi, bletët në të gjithë botën po pakësohen së tepërmi. Bletaria e qëndrueshme dhe e qëllimshme, për të cilën edhe ky projekt do të kontribuojë, mund të jetë mënyrë për shpëtimin e tyre. Kurse nga kjo varet rendimenti i shumë kulturave të tjera agrare dhe si tërësi - shpëtimi i njerëzimit.
Përpiloi: Gergana Mançeva /në bazë të intervistës së Biljana Sllavçevës, BNR-Bllagoevgrad/
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..