Arra është ndër llojet më të përhapura të pemëve në Ballkan, rritet mirë në vendet e tjera në Evropë, Azi, Amerikën Veriore dhe Jugore, etj. Në Bullgari, që në fillim të pranverës, këto pemë gjetherënëse shpejt ngarkohen me fruta të vogla jeshile. Kokrrat e arrës janë të pasura me proteina, yndyra, vitamina, minerale. Thelbi shfrytëzohet edhe në gjella tradicionale bullgare, në mjekësinë popullore, ndërsa vaji i arrës përdoret në kozmetikë, në profilaksinë e disa sëmundjeve.
Në kulturën tradicionale bullgare zbulojmë shumë praktika të lidhura me arrën, me gjethet e tij, me kokrrat dhe lëvoren. Kjo pemë gjethemadhe përmendet në këngë popullore dhe në legjenda. Gjethet dhe kokrrat e tij janë pjesë e pandarë e disa praktikave magjike. Për disa prej tyre do të mësoni nga botimi “Përfytyrimet popullore për arrën” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Përpilues: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Më 25 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Kliment Ohridski. Kryepeshkop, mësues dhe letrar, ai ishte një nga nxënësit më të shquar të Vëllezërve të Shenjtë Kiril dhe Metodij , ndër Shtatë Shenjtorët - mësuesit e..
Më 24 nëntor, Kisha Ortodokse nderon Shën Katerinën, e cila ishte një nga gratë më të arsimuara të kohës së saj. Ajo jetoi në fund të shekullit III dhe fillim të shekullit të IV dhe rridhte nga një familje fisnike në Aleksandri të Egjiptit. Në..
Katedralja Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski” kremton sot festën e saj. Tempulli i shenjtë, simboli i kryeqytetit bullgar, është një tempull monument, i ndërtuar "si shenjë mirënjohjeje ndaj popullit rus për Çlirimin e Bullgarisë nga pushtimi osman në..