Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Afrimi ekonomik me Evropën Perëndimore është një qëllim i përbashkët për vendet e Evropës Lindore

Presidenti Radev
Foto: president.bg

Gjatë hapjes së konferencës “Tri dete” – unitet, inovacione, ndërlidhje” Presidenti Rumen Radev bëri thirrje për përdorimin më efikas të instrumenteve që nxisin investimet dhe rritjen ekonomike, të tilla si Iniciativa për ndërlidhjen rajonale “Tre Dete”. Sipas tij, afrimi i përshpejtuar shoqëror dhe ekonomik me partnerët tanë nga Evropa Perëndimore nëpërmjet transportit, energjisë dhe lidhjes digjitale në rajonin tonë është një qëllim i përbashkët për vendet e Evropës Lindore.
Presidenti theksoi se është e rëndësishme të përfshihemi në iniciativën e Greqisë, sepse në kufirin tonë të përbashkët kryqëzohen rrugë të rëndësishme energjetike, digjitale dhe të transportit. Presidenti theksoi se Japonia, Koreja e Jugut, Britania e Madhe dhe Katari kanë shprehur interes për të bashkëpunuar në kuadrin e iniciativës. "Ne i kemi vendosur vetes qëllimin për të tërhequr interesin e biznesit dhe fondet e investimeve për ta bërë rajonin tonë gjithnjë e më të njohur në të gjithë botën," tha Presidenti.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fryma festive pushton kryeqytetin

Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e kryeqytetit do të jenë Pemët e bukura të Krishtlindjes të vendosura në vende kyçe. Më e larta mes tyre..

botuar më 24-11-25 9.05.PD

Në shumë qytete do të mbahen demonstrata kundër dhunës ndaj grave

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga “Mobilizimet Feministe”. Qëllimi është tërheqja e vëmendjes së shoqërisë dhe institucioneve ndaj..

botuar më 24-11-25 8.10.PD

Më së shumti udhëtojnë bullgarët në moshë nga 25 deri në 44 vjeç

Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..

botuar më 24-11-23 2.05.MD