Nga bregu i pellgut afër fshatit Osikovica shtrihet një pamje e jashtëzakonshme - një larje e përbashkët e kafshëve të egra dhe e personaliteteve me famë botërore. "Larja" është një provokacion tjetër artistik i skulptorit Pavell Kojçev, me të cilin ai festoi ditëlindjen e tij të 82-të.
Në kompozicion janë ndërthurur piktura dhe skulptura të famshme të klasikëve botërorë, që paraqesin trupa të bukur të zhveshur. Vendosja e tyre në sipërfaqen e ujit bëhet përmes një strukture komplekse të punuar nga skulptori. Në ujë shtrihen së bashku lopë, një buall, një kalë i bardhë dhe një gomar të bëra prej polisteroli.
Në vitin 2009 një bari me një tufë delesh u shfaq në ujërat e pellgut të njëjtë, 70 kilometra larg Sofjes, afër autostradës Hemus. Nuk ka njeri i cili të ketë mbetur indiferent ndaj efekteve magnetike të këtij kompozicioni artistik të njohur si "Kullotë Uji".
"Veprat zbulojnë thelbin e autorit", tha Pavell Kojçev kohë më parë, sipas të cilit skulptorët nuk kanë dëshirë të flasin për veprat e veta.
Projektet jo standarde të artistit bullgar janë të njohura në Gjermani, Austri, Zvicër, Itali, Spanjë, Belgjikë, ndërsa pothuajse të gjitha galeritë vendase pronësojnë punime të tij.
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Ani Petrova
Në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje, fillon edicioni i 38-të i “Kinomania”. Festivali i filmit hapet më 13 nëntor me premierën e filmit “Tufa”. Pas sukseseve të tij në mbarë botën dhe datave të premierës plotësisht të shitura në..
Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Filmit, Bashkisë së Kryeqytetit, Ambasadës së Ukrainës dhe Derzhkino të Ukrainës. Këtë vit,..
Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..