Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

U ndërprenë bisedimet për 1500 makineri suplementare për zgjedhjet

Foto: BGNES

KQZ pezulloi porosinë për të furnizuar 1500 makina të reja votimi në zgjedhjet parlamentare të 11 korrikut. Kompania "Ciela Norma", me të cilën u zhvilluan bisedimet, deklaroi se nuk mund ta përmbush porosinë me një çmim më të ulët se 14 milion leva (mbi 7 milion euro). Kompania paralajmëroi në një letër për mediat se çdo vonesë në kontratë çon në një rrezik për plotësimin e porosisë me çdo çmim.

KQZ-ja duhet të marrë vendim se si do të sigurojë votimin me makinë në zgjedhjet e ardhshme.

Oferta e KQZ-së ishte për 6.5 milion levë (3.3 milion euro), prandaj akuzoi kompaninë furnizuese për “shtrëngimin e duarve”. Sidoqoftë kompania tha se KQZ nuk bëri një studim tregu para se të shpallë porosinë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një kompani ushtarake nga Haskovo niset për një mision paqeruajtës në Kosovë

Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..

botuar më 25-02-20 3.53.MD

Nuk ka asnjë kërkesë për të dërguar personel ushtarak në Ukrainë, thanë ministrat në parlament

Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..

botuar më 25-02-20 11.31.PD

Në Maqedoninë e Veriut është hapur klubi i shoqatës bullgare “Ura Ballkanike”

Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve..

botuar më 25-02-20 9.44.PD