Gjatë këtij viti shënojmë 85 vjet nga fillimi i transmetimeve të Radios Kombëtare Bullgare në gjuhë të huaja. Emisioni i parë u realizua në vitin 1936 në mënyrë eksperimentale në valë të shkurtra në gjuhën ndërkombëtare moderne në atë kohë - esperanto. Domosdoshmëria që zëri i Bullgarisë të arrin të gjitha pjesët e botës kërkoi hapjen e transmetimeve të rregullta në frëngjisht, gjermanisht, anglisht dhe italisht. Në vitin 1957 ndaj tyre u shtuan transmetimet në gjuhën spanjolle. Katja Dimanova, një përkthyese, folëse, redaktore dhe reportere për një kohë të gjatë në Redaksinë Spanjolle të Radios Kombëtare Bullgare, na tregon për to.
“Unë erdha në redaksi në vitin 1973 kur akoma isha studente. Ndër të tjerët në atë kohë në Bullgari spanjishtja konsiderohej një gjuhë e rrallë si arabishtja ose kinezishtja. Ata që e dinin dhe flisnin lirisht ishin pak. Pothuajse të gjithë ishin fëmijë të bullgarëve të emigruar në Amerikën Latine në kërkim të bukës së gojës ose jetë më të mirë gjatë kohës së depresionit ekonomik në vitet 20-të të shekullit XX. Pikërisht ata fëmijë të emigrantëve, të cilët u kthyen në atdhe në fund të viteve 50-të të shekullit të kaluar ishin pionierët e gjuhës spanjolle në Bullgari. Ne u detyrohemi atyre themelimit të Katedrës Spanjolle në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”, ata ishin gjithashtu folësit e parë në Redaksinë e Gjuhës Spanjolle, themeluar në vitin 1957 në Radio Sofjen e atëhershme. Ishte një fat i vërtetë për mua të isha në këtë ekip. Përkthyesit dhe Folës në redaksinë ishin në të vërtetë njerëzit që flisnin më mirë spanjisht në Bullgari, për shumë prej tyre ai pothuajse ishte si gjuhë amtare sepse ata ishin lindur dhe rritur në Amerikën Latine ose Spanjë. Ja përse ato vite ishin një shkollë e papërsëritshme gjuhësore dhe profesionale për mua. Kolegët më mësuan në një qëndrim ndaj gjuhës, më mprehën interesin për hollësitë e përkthimit, për të njohur më thellë kulturën, letërsinë, artin spanjoll… "
Detyra e redaksisë, kthehet në kujtimet e saj Katja Dimanova, ishte të përgatitë dhe të përkthejë lajme nga dhe për Bullgarinë, të bëjë reportazhe dhe intervista, nëpërmjet të cilëve të njohë auditorin e madh spanjisht-folës në të gjithë botën me vendin tonë të vogël, i cili atëherë – vitet 60-të dhe 70-të të shekullit të kaluar – akoma ishte pak i njohur. Transmetimet në gjuhën spanjolle tregonin për natyrën e bukur bullgare, për historinë shumëshekullore bullgare, për kulturën e pasur dhe për folklorin origjinal, për ekonominë, për jetën politike dhe sociale. E gjithë kjo të shoqëruar natyrisht me shumë muzikë nga të gjitha zhanret.
“Ekipi i redaksisë ishte i ri, punonte me dëshirë dhe entuziazëm, pa u ndërprerë lindeshin ide të reja, krijoheshin transmetime të reja dhe njëkohësisht shtoheshin orët e transmetimeve në eter. Një nga punët e rëndësishme në redaksi ishte kontakti, lidhja e anasjelltë me dëgjuesit nga Spanja dhe nga e gjithë Amerika Latine. Nuk do të jetë e tepruar në se do të them, se në atë kohë kishim mijëra dëgjues! Kishim një transmetim special me letrat e dëgjuesve – “Kutia postare”, ndërsa në rubrikën e së dielës “Seksioni postar” iu përgjigjeshim me hollësi pyetjeve konkrete të bëra në letrat. Edhe më sot e mbaj mend emrat e aq shumë dëgjuesve të cilët gjatë viteve u bënë miq tanë të përzemërt.”
Në fund të viteve 70-të dhe në fillim të viteve 80-të, kujton Katja Dimanova, një pjesë nga ekipi i Redaksisë Spanjolle ishte dhe gazetari kilian Karllos Rivas, i cili emigroi nga atdheu pas grusht-shtetit të gjeneralit Pinoçet. Ai kontribuoi shumë për pasurimin e përmbajtjes së emisioneve spanjisht të Radio Bullgarisë me komentet dhe analizat profesionale të ngjarjeve aktuale në mbarë Amerikën Latine.
Vlen të përmendet gjithashtu se kolegët nga Redaksia Spanjolle janë të kërkuar për përkthyes në të gjitha ngjarjet ndërkombëtare të mbajtura në Bullgari me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga bota spanjisht-folëse. Disa prej tyre krijuan fjalorët e parë - spanjisht-bullgarisht dhe bullgarisht-spanjisht - botuar në Bullgari. Përmes përkthimeve të përkthyesve në redaksi Emilia Cenkova, Ellba Filipova, Nikolla Ivanov, Vencesllav Nikollov, Maria Paçkova, në vite të ndryshme, një numër veprash nga poetët dhe shkrimtarët më të njohur spanjollë dhe latino-amerikanë u bënë të disponueshme për lexuesin bullgar. Puna e tyre është gjithashtu përkthimi në spanjisht i veprave më domethënëse të letërsisë bullgare.
“Pata shansin e papërsëritshëm dhe lumturinë të kalojë përmes kësaj shkolle të mrekullueshme, të punoj me këta njerëz, të mësoj dhe të frymëzohem prej tyre. Koha e sotme moderne imponoi edhe në punën tonë shumë ndryshime, transmetimet në eter u pezulluan, gjithçka që përgatiteshim si informacion për Bullgarinë në spanjisht u transferua në Internet. Prapë aty realizohet sot edhe kontakti me spanjisht-folësit kudo në botë. E gjithë jeta ime profesionale kaloi në Redaksinë e Gjuhës Spanjolle të Radios Kombëtare Bullgare: 40 vjet punë e larmishme, interesante dhe të kënaqshme.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni “U përmbys mali” nga Deep Zone Project. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:46 - Lajme 16:33 - Kënga e ditës
Të dashur miq, sot në programin tonë të ditës ju ofrojmë tema të zgjedhura nga koleksioni i Radio Bullgarisë në gjuhën shqipe. Si zakonisht programi ynë do të mbarojë me muzikë të bukur bullgare. Ju urojmë minuta të këndshme, duke ju..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni këngën “Përgjithmonë” nga Joe Lynn Turner dhe Maria Ilieva. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:27 - Lajme 09:48 - Kënga e ditës..
Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 20 nëntor 2024 do të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës” ju..
Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 21 nëntor 2024 do të dëgjoni lajmet e fundit. Në Ditën e Familjes së Krishterë, në rubrikën tonë të..