Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Plazhet buzë detit – duke pritur pushuesit

Foto: BGNES

Pavarësisht nga moti jashtëzakonisht i freskët për fillimin e qershorit, plazhet në bregdetin jugor të Detit të Zi  janë gati për pushuesit. Që nga data 1 qershor, sipas kontratave për administrimin e plazheve, plazhet duhet të jenë të siguruara me roje shpëtimi dhe kujdes mjekësor. Akoma po priten turistët.

Përpara BNR-Burgas Vlladimir Kisjov nga Asociacioni i Koncesionarëve të Plazheve komenton vendimin e marrë nga qeveria që çdo një koncesionar në plazh vet të vendosë nëse të ul shërbimet në plazh apo jo:

“Pjesa më e madhe e kolegëve koncesionarë kanë bërë lëshimet përkatëse, që të mund të tërheqim  turistë bullgarë, sepse e shikojmë se problemi me koronavirusin në Evropë dhe nëpër botë akoma ka një ndikim të madh mbi udhëtimet e lira. Pothuajse të gjitha fluturimet deri më 21 qershor sivjet nga Evropa Perëndimore deri në aeroportet tona në Detin e Zi - Varna dhe Burgas, janë të anuluar. Përndryshe, plazhet në Sllënçev Brjag, Nesebar, Sozopoll dhe në jug të Sozopollit janë të përgatitur dhe të pajisur me roje shpëtimi dhe shërbim mjekësor. Lutemi vetëm që moti të jetë i mirë!”

Vlladimir Kisjov pret një punë të forcuar të organeve të kontrollit nëpër det  dhe më pak praktika jo të reglamentuara, të lidhura me çmimet e çadrave dhe të shezlongjeve, në krahasim me verën e kaluar. Në plazhet tona më të mëdha si ky në Sllënçev Brjag, rëra është spastruar dhe pa parazitë, janë të vendosura të gjitha çadrat dhe shezlongjet. Gjatë gjithë kësaj vere aty do të ndiqet të respektohen kërkesat për parrezikshmëri, përfshi dhe duke pasur parasysh epideminë e Covod-19. Çadrat duhet të jenë në një distancë prej 4,5 metrave njëra nga tjetra. Janë të siguruar dhe nëpunës të mjaftueshëm, të cilët të zhvillojnë dezinfektimin e pajisjeve për plazh pas çdo një turisti. Që të tria vijat e plazhit në vendpushim janë mbajtëse edhe gjatë kësaj vere të çmimit ekologjik ndërkombëtar “Flamuri blu”. Por pavarësisht nga të gjitha këto, vendpushimi akoma është bosh, thonë pjesëmarrësit në anketën e korrespondentes të Radios Kombëtare Bullgare në Burgas - Daniella Kostadinova:

“Mjerisht, Sllënçev Brjag më duket edhe më bosh sesa gjatë verës së kaluar. Nuk ka mjaftë turistë. Në godinën në të cilën jemi të vendosur, dëgjohet kryesisht gjuha ruse, por mbase këta janë dhe pronarët e pasurive këtu”.

“Nuk e di se përse thuhet se sezoni ka filluar, nuk ka shumë turistë”.

“Nuk punojnë të gjitha lokalet, akoma po bëhen remonte...”

Falas do të jenë aksesorët e plazhit në plazhin verior të  Burgasit këtë verë. Me këtë, pronarët e plazhit i përgjigjen thirrjes së Ministrisë së Turizmit për t’u bërë një gjest turistëve. Simeon Cvetkov, përfaqësues i koncesionerit është skeptik se lehtësimet e premtuara nga shteti do të jenë të mjaftueshme që të mbulojnë shpenzimet e tyre:

“Taksa e koncesionit përbën vetëm një pjesë nga shpenzimet për stinën turistike. Të tjerat për pastrimin, sigurimin e plazhit, sigurimin e personelit mjekësor...E gjithë kjo supozon rritje të shpenzimeve. Në veçanti janë masat kundra Covid-19, të cilat çdo një lokal në plazh është i detyruar t’i respektojë . Çandrat janë më pak në numër, sepse distanca midis tyre duhet të jetë më e madhe. Kurse kjo supozon dhe të ardhura më të pakta e kështu me radhë.”

Pavarësisht nga fillimi i vështirë i sezonit veror pritjet mes pronarëve të plazheve nëpër bregdetin bullgar të Detit të Zi janë që ai të jetë më i mirë nga ai i vjetshmi.

Përpilues: Krasimir Martinov /në bazë të materialeve të BNR-Burgas/

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Udhëto ngadalë, pusho aktivisht apo se si turizmi rural në vendin tonë hyri në një fazë të re

Turizmi rural po bëhet një formë e preferuar rekreacioni, veçanërisht ndër familjet dhe të rinjtë që zgjedhin një mënyrë jetese miqësore me mjedisin dhe duan të minimizojnë gjurmën e tyre të karbonit. Dhe nëse disa vite më parë një pushim në fshat..

botuar më 24-09-23 9.25.PD
Pallati Kombëtar i Kulturës

Një qendër teknologjike kozmopolite dhe një nga qytetet më të gjallëruara evropiane – edhe Vogue vlerësoi hijeshitë e Sofjes

Sofja doli sërish në qendër të vëmendjes. Një artikull i gjerë i revistës Vogue hedh dritë mbi zhvillimin dinamik dhe hijeshinë unike të kryeqytetit bullgar, duke e quajtur atë "qyteti më i gjallëruar në Evropë për momentin". Kryeqyteti bullgar..

botuar më 24-09-17 7.05.PD
Foto: Facebook / IV Festa e Balonave - Bellogradçik 2024

Bellogradçik ju fton në një Festë Balonash nga 20 shtatori

Për të katërtin vit, një nga vendet më të bukura për të fluturuar në botë – Shkëmbinjtë e Bellogradçikut , do të presë Festën e Balonave. Pilotë nga vende të ndryshme evropiane do të marrin pjesë me balonat e tyre në eventin, i cili do të..

botuar më 24-09-14 3.25.MD