197 janë rastet e reja të koronavirusit në vend për 24 orët e fundit. 1.64 për qind e 12 042 mostrave të marra janë pozitive, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Numri më i lartë i të sapo infektuarve është në qytetin e Sofjes - 34. Vijojnë rrethet e qyteteve Plovdiv me 17, Veliko Tarnovo me 16, Bllagoevgrad dhe Stara Zagora - secili me 13. Në tre rrethe Vidin, Razgrad dhe Tërgovishte nuk është i regjistruar asnjë i infektuar.
16 486 pacientë janë të sëmurë në mënyrë aktive. 2881 pacientë u shtruan në spital, që është me 61 më pak nga të dhënat e mëparshme. 326 janë duke u trajtuar në njësitë e kujdesit intensiv. 21 njerëz vdiqën me Covid-19 të konfirmuar. Të shëruarit janë 1012.
21 991 vaksina janë dhënë në 24 orët e fundit. Bullgarë me të paktën një dozë janë 1 405 952. Prej tyre 586 620 kanë përfunduar një kurs të tërë të imunizimit.
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..