Mbi 5 miliard dhe 600 milion leva /2.863 miliardë euro/ u janë dhënë 18 500 kompanive mikro, të vogla dhe të mesme nga Banka Bullgare e Zhvillimit për 11 vitet e fundit, njoftoi institucioni.
Banka mbështet mesatarisht rreth 590 kompani të vogla dhe të mesme në vit, vë në dukje institucioni, duke saktësuar se një total prej 2,6 miliardë levash u janë dhënë 6 500 kompanive në këtë segment në formën e huave ose mbështetjes tjetër financiare, tranemtoi reporterja jonë Marta Mladenova.
Më shumë se 12 000 kompani të tjera kanë marrë garanci kredie me vlerë mbi 3 miliardë leva.
Banka Bullgare e Zhvillimit thekson se është audituar nga kompani të mëdha dhe të pavarura.Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja...
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..