Sot Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Pylltarisë Hristo Bozukov do të hapë ekspozitën e specializuar për bujqësinë BATA AGRO, e cila do të vazhdojë deri më 5 qershor. Tradicionalisht ekspozita do të paraqesë më të fundit në teknologjinë bujqësore dhe inovacionin teknologjik, si dhe një larmi të plotë të produkteve dhe shërbimeve për bujqësinë në një vend.
Më shumë se 180 kompani kanë aplikuar për të marrë pjesë. Me sipërfaqen e vet të përgjithshme prej afro 40 000 metrash katrorë në territorin e Aeroportit Stara Zagora ky është edicioni më i madh i BATA AGRO deri më tani. Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Pylltarisë do të paraqitet gjithashtu me një stendë informacioni ku vizitorët do të jenë në gjendje të shtrojnë para ekspertëve pyetje në lidhje me mbështetjen dhe politikat në sektor.Një nga kompanitë më të mëdha të riparimit të avionëve në aviacionin civil ka zgjedhur Burgasin për një investim në shkallë të gjerë në riparimin dhe mirëmbajtjen e avionëve, njoftoi Bashkia e Burgasit. Në 74 hektarë në zonën e Aeroportit të Burgasit,..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për muajin dhjetor 2024. Për shkak të pagave në..
94% e punëtorëve në Bullgari nuk janë të kënaqur me shumën e pagës së tyre. Këtë e tregon një anketë e sindikatës “Podkrepa” për shpërblimin e punës në vend, 91 për qind e të anketuarve në sondazhin përfaqësues kanë treguar se marrin të ardhura neto prej më..
Inflacioni vjetor i Eurozonës përshpejtohet në janar 2025 deri në 2.5%, krahasuar me 2.4% një muaj më parë. Në Bullgari, ai u përshpejtua më shumë në..