Me rastin e Festës së Trëndafilit në Karllovo /Bullgari Qendrore Jugore/, sivjet në qytet zhvillohet një pazar i produkteve të trëndafilave vajdhënës "Shtegu i Trëndafilit" dhe një punëtori artizanale. Për herë të parë festa do të mbahet jo në qendër të qytetit, por në parkun afër stadiumit, njoftoi BNR-Plovdiv.
Sot ngjarjet fillojnë me ritualin e mbledhjes së trëndafilave në kopshtet e trëndafilave afër Karllovos, ku do të mirëpritet Mbretëresha e Trëndafilit e këtij viti Elena Danova.
Procesioni tradicional i Mbretëreshës dhe spektakli koreografik folklorik do të zhvillohen gjithashtu në stadium, ndërsa në "Karllovon e Vjetër" dhe në Muzeun Historik do të ketë demonstrime të zierjes së trëndafilit dhe degustim të produkteve të trëndafilave.
Festa do të përfundojë me tre koncerte në të hapur. Pazari “Shtegu i Trëndafilit” zgjat deri më 30 maj.Shoferët duhet të ngasin me një shpejtësi maksimale prej 130 km/orë në autostrada - dhjetë më pak se shpejtësia aktuale e lejuar, vendosën deputetët e Komisionit parlamentar për Transportin, duke miratuar ndryshimet në Ligjin për Trafikun Rrugor në..
Nxënësja bullgare e klasës së njëmbëdhjetë, Aleksandra Atanasova, është mes 27 fituesve të konkursit të 18-të evropian të përkthimit për nxënësit e shkollave të mesme Juvenes Translatores, organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme për Përkthime me Shkrim..
Ditën e enjte vranësirat do të rriten dhe do të fillojnë reshje kryesisht nga shiu. Do të fryjë erë mesatare, në Rrafshinën e Danubit dhe në pjesën perëndimore të Ultësirës së Trakisë së Epërme erë të fort dhe të furishme..
Ditën e enjte vranësirat do të rriten dhe do të fillojnë reshje kryesisht nga shiu. Do të fryjë erë mesatare, në Rrafshinën e Danubit dhe në pjesën..
Partia “Moral, Unitet, Nder” (MEÇ) po paraqet sot një votë mosbesimi ndaj qeverisë, njoftoi në margjinat e Kuvendit Popullor kreu i partisë..
20 për qind reduktim i vdekjeve dhe 20 për qind reduktim i traumatizmit në rrugë. Këtë synim e bëri të ditur Grozdan Karaxhov pas përfundimit të..