Me rastin e Festës së Trëndafilit në Karllovo /Bullgari Qendrore Jugore/, sivjet në qytet zhvillohet një pazar i produkteve të trëndafilave vajdhënës "Shtegu i Trëndafilit" dhe një punëtori artizanale. Për herë të parë festa do të mbahet jo në qendër të qytetit, por në parkun afër stadiumit, njoftoi BNR-Plovdiv.
Sot ngjarjet fillojnë me ritualin e mbledhjes së trëndafilave në kopshtet e trëndafilave afër Karllovos, ku do të mirëpritet Mbretëresha e Trëndafilit e këtij viti Elena Danova.
Procesioni tradicional i Mbretëreshës dhe spektakli koreografik folklorik do të zhvillohen gjithashtu në stadium, ndërsa në "Karllovon e Vjetër" dhe në Muzeun Historik do të ketë demonstrime të zierjes së trëndafilit dhe degustim të produkteve të trëndafilave.
Festa do të përfundojë me tre koncerte në të hapur. Pazari “Shtegu i Trëndafilit” zgjat deri më 30 maj.Presidenti Rumen Radev do të marrë pjesë më 9 dhe 10 prill në edicionin e dhjetë të Forumit Ekonomik të Delfit në Greqi. Ngjarja mbledh krerë shtetesh dhe qeverish, përfaqësues të biznesit dhe të sektorit joqeveritar. Në qendër të vëmendjes do të jenë..
Të mërkurën do të fryjë sërish era veriperëndimore. Vranësirat do të jenë të ndryshueshme, më shpesh të ndjeshme pasdite, por vetëm në rajone të izoluara do të ketë reshje shiu dhe bore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°,..
Masat për uljen e aksidenteve dhe përmirësimin e gjendjes së rrugëve u diskutuan sot në një takim të thirrur nga kryeministri Rosen Zheljazkov. "Unë dhe kolegët e mi jemi të vetëdijshëm se nuk duhet kërkuar fajtori i problemeve serioze të trashëguara,..
Ditën e enjte vranësirat do të rriten dhe do të fillojnë reshje kryesisht nga shiu. Do të fryjë erë mesatare, në Rrafshinën e Danubit dhe në pjesën..
Partia “Moral, Unitet, Nder” (MEÇ) po paraqet sot një votë mosbesimi ndaj qeverisë, njoftoi në margjinat e Kuvendit Popullor kreu i partisë..
20 për qind reduktim i vdekjeve dhe 20 për qind reduktim i traumatizmit në rrugë. Këtë synim e bëri të ditur Grozdan Karaxhov pas përfundimit të..